E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apel për mbrojtjen e Mjedisit



Ndërrimi i qeses plastike me torbat e leckës për hedhurinat, përdorimi i benzinës apo naftës pa squfur janë disa nga zgjedhjet që i parashtrohen konsumatorëve për të mbrojtur jetën.
5 Qershori i njohur si Dita Botërore e Mjedisit u kremtua në natyrën e parkut të Liqenit të Tiranës në platenë e amfiteatrit veror prej Institutit të Kërkimeve Urbane, Ministrisë së Mjedisit, Ambasadës së Holandës, Universitetit Bujqësor dhe atij Politeknik të Tiranës dhe Ministria e Shëndetsisë së bashku me një rrjet organizatash jofitimprurëse ndërkombtare që punojnë në Shqipëri. Drejtori i Institutit të Kërkimeve Urbane Edlir Vokopola, Edlira Mulla menaxhere e fushatës së ajrit "Vepro Tani ",
si dhe shefi i Departamentit në fakultetin e Mjedisit prof. Fatbardh Sallaku vlerësojnë në stinën e verës mbrojtjen e dy elementeve kryesorë të jetës Ajrit dhe Ujit.

Aktivistet e rinj krahas uniformave me slogane ekologjike
ofruan dhe një performancë me pikturimin e çantave prej lecke me simbolet e ditës së mjedisit si dhe shpërndarjen e fletëpalosjeve informative.
Përmirësimi i menaxhimit të mbetjeve urbane është thelbi i dokumentit të drejtuar nga bordi i organizmave mjedisore ndaj kryetarëve dhe këshillave të bashkivve dhe komunave të vendit në zbatim të ligjit kombëtar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›