E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat e gjyqtarit Konomi, shtuhet gjyqi

Është shtyrë edhe për dy muaj vendimi për fatin e pronave të pretenduara nga Sekrdilajd Konomi dhe trashgimtarët e Toptanëve në Hamallaj të Durrësit. Gjykata e Tiranës nuk ka arritur ti jap fund kalvarit të pronësisë të 275 hektarë që pretendohet nga Toptanët që është tokë e trashëguar nga ata.

Në senancën e ditës së hënë të zhvilluar në organin gjykues të kryeqyetit familja e Toptanëve ka paditur Agjencinë e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave për traullin që ndodhet në Hamallja dhe që avokati i tyre Tonin Prendi ka paraqitur një sërë dokumentesh si dëshmi trashëgimi dhe dokumente hipotekore që toka në këtë vend i përket atyre.

Më pas avokati ka kërkuar nga përfaqësuesi i AKKP-së që ndodhej në sallë që të marrë dosjen e kësaj prone. I menjëhershëm ka qenë përgjigjja e përfaqësuesit të AKKP Ergan Dollanit se dosja për të cilën intersohej avokati ishte sekuestruar nga prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Pas kësaj gjyqtari Arjan Aliaj, ka kërkuar shtyrjen e seancës tjetër gjyqësore në datën 5 dhjetor.

Shkak është bërë pasi Dollani përfaqësuesi i AKKP nuk kishte paraqitur konkulzionet e tij në procesverbal por në mënyrë verbale. Ndërkohë që gjyqtari i Tiarnës ka përjashtuar nga senaca gjyqësore përfaqësuesn e Avokatit të Shtetit, pasi ajo mëbrriti në gjyq një orë me vonë. Për të mësuar ecurinë e kësaj çështjeje data 5 dhjetor të do shihen pretendimete e palës së paditur AKKP.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›