E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE, gati projektligji për hapjen e tregut të energjisë elektrike

Tregu i energjisë elektrike në Shqipëri pritet që të liberalizohet së shpejti.Kjo është bërë e mundur pas disa ndryshimeve dhe shtesave të realizuara në ligjin < Për sektorin e energjisë elektrike", të ndryshuar, i cili do të përbëjë një hap përpara në liberalizimin e tregut të energjisë elektrike .Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka hartuar projektligjin në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian për sektorin e energjisë elektrike.Në këtë ligj është përcaktuar që, përveç Klientëve Tariforë, që furnizohen me energji elektrike me çmime të rregulluara nga Enti Rregullator i Energjisë, të operojnë edhe Klientët e Kualifikuar, të cilët furnizohen me energji elektrike nga tregu i parregulluar. Këta të fundit ose mund të futen në tregun e lirë vet, ose mund të furnizohen nëpërmjet Furnizuesve të Kualifikuar. Me këtë projektligj, energjia e prodhuar nga HEC-et ekzistuese me kosto të ulur dhe kapital 100 për qind shtetëror do të shkojë për furnizimin e konsumatorit familjar dhe bizneseve të vogla dhe të mesme.Këto ndryshime do të realizohen shpejt në mënyrë që të gjithë operatorët e tregut të jenë të përgatitur për të operuar normalisht në vitin 2012 dhe ERE të ketë mundësi të marrë në konsideratë këto ndryshime, në përcaktimin e çmimeve dhe tarifave për sektorin e energjisë elektrike për vitin 2012.Projektligji i ri shton detyrimet E KESH kundrejt konsumatorëve të cilat janë:
i) të sigurojë energji elektrike për të gjithë kërkesën e shoqërisë ÇEZ Shperndarje sh.a, që është shumë më e lartë se prodhimi i hidrocentraleve të KESH-it dhe
ii) të përballojë një kosto më të lartë për sigurimin e saj.
Për të riparuar fenomenet prezente në tregun e energjisë, shoqëria KESH propozon të ndërhyet në ligjin" Për sektorin e energjisë elektrike", dhe të përcaktohet që konsumatorët e energjisë elektrike, të lidhur me rrjetin 110 kV e lart të transmetimit të energjisë, si dhe ata, që pavarësisht se nuk janë të lidhur në këtë rrjet, por që konsumojnë mbi 50.000.000 kËh (pesëdhjetë milionë) energji elektrike në vit, të konsiderohen automatikisht Klientë të Kualifikuar dhe të furnizohen me energji elektrike në treg të lirë nga Furnizuesit e Kualifikuar. Aktualisht nga Enti Rregullator i Energjisë janë licensuar një numër i konsiderueshëm shoqërish tregtare (mbi 7 të tilla), të cilat mund të kryejnë aktivitetin e furnizimit me energji elektrike të Klientëve të Kualifikuar në tregun e lirë (me çmime të parregulluara). Pra, pritet që të mos ketë vakum në furnizimin me energji elektrike të kësaj kategorie konsumatorësh.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›