E Shtunë, 31 Tetor 2026

UV çel vitin dhe feston 15-vjetorin në heshtje

13/10/2009  Rektori sërish në “drejtim të paditur”, drejtim me e-mail

VLORE- Asnjë respekt për studentët e rinj që kanë hyrë dje në auditorët e UV-së dhe as për 15-vjetorin e universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, i cili duhej festuar pikërisht dje. Sot ka qenë dita e parë ku rreth 15 mijë studentë që studiojnë në 5 fakultetet e këtij universiteti në më se 16 degë. Ndërkohë dita e djeshme përkon edhe me ditën kur 15 vjet më parë u çel universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës. Në ditën e parë të këtij viti të ri akademik, universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, i ka pritur në heshtje të plotë studentët ekzistues dhe rreth 3 mijë studentët e rinj të viteve të para. Nuk pati asnjë ceremoni për fillim vitin dhe duket se Universiteti i Vlorës ka nisur sërish drejtimin me e-mail nga Amerika, për sa rektori i këtij universiteti Tanush Shaska është rikthyer në Amerikë prej së premtes. I pari ka ardhur të dielën, së bashku me urdhrat e radhës, që studentë e pedagogë duhet këshillohen prej Shaskës, të jenë kategorikë në këtë fillim vit akademik. Gjithashtu në e-mail, rektori Shaska, i ka atribuar drejtimin e universitetit dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve akademike zv/rektorit Eustrat Zhupa, që sikundër citohet në e-mail do të ketë të gjitha kompetencat për emërimet, ndryshimet në orar, kontratat e pedagogëve, etj. Burime nga universiteti konfirmojnë gjithashtu se rektori Shaska është nisur për në Amerikë, qysh të premten pasdite. Siç dihet i dy punësuari Tanush Shaska, rektor në Universitetin e Vlorës, dhe njëkohësisht pedagog në Oakland University, USA në Departamentin e Matematikës dhe të Statistikës ka mësim gjatë gjithë këtij semestri deri në muajin prill pikërisht në USA. Sikundër duket qartazi, Shaska mungoi në çeljen e fillimit të vitit akademik në Universitetin e Vlorës, në të cilin ai është rektor dhe ka zgjedhur të jetë prezent në auditorët e Oakland University, ku jep mësime të matematikës në kurse të ndryshme. Nga orari zyrtar i publikuar në faqen e internetit të universitetit të Oaklandit, në Amerikë, Shaska ka kursin e tij “Llogaritje II”, ku e presin 56 studentë, kurs i cili ka nisur qysh në datë 3 tetor e mbaron në 12 dhjetor 2009, kohë që parashikohet që rektori të jetë prezent në Universitetin e Vlorës. Deri atëherë puna në këtë universitet do të vijojë të bëhet me e-mail, sikundër ka nisur qysh të dielën, kur ka mbërritur dhe e-maili i parë. Pas kësaj ende s’janë përcaktuar në orar kurset e tjera të Shaskës, por në bazë të këtij orari (te Oakland University) ai ka sërish kurset nga 5 janari i vitit 2010 deri në 27 prill në lëndën “Gjeometri algjebrike”. Kohë që me sa duket do të mungojë sërish në UV. Ajo që pyesin studentët, prindërit dhe në përgjithësi qytetarët e Vlorës Ministrinë e Arsimit dhe ministrin se deri kur Universiteti i Vlorës, kjo pasuri e xhevahir i vlonjatëve dhe gjithë jugut, do të trajtohet si “gomë rezervë” e rektorit Shaska?

E-maili i Shaskës me urdhrat e fillim vitit dt. 11 tetor 2009

Kolegë: 1) Ndryshime në orar nuk do të ketë më, me përjashtim të arsyeve kur: shtohet një lëndë e re ose mbyllet ndonjë lëndë –

ndonjë ndryshim emra pedagogësh deri ditën e mërkurë - ndryshimet në orar bëhen vetëm nëpërmjet dekanit/provostit -

Unë nuk merrem me asnjë ndryshim në orar përveçse ndonjë shtese lëndësh tek mat 154, alb 125. për çdo gjë kontaktoni dekanët. 2)Ju duhet të shkoni në të gjitha leksionet/seminaret në të cilat jeni në orar duke filluar nga ora 08.00 e ditës së nesërme. Studentët kanë marrë porosi të më lajmërojnë për çdo rast kur pedagogu nuk paraqitet në klasë. Është mirë që ditën e parë të bëhet apeli (të lexohen emrat) dhe t’u bëhet e ditur të gjithë studentëve, të cilat nuk kanë emrat aty se nuk janë të regjistruar. Këta studentë duhet të shkojnë te departamenti përkatës ku të tërheqin username/password për t’u regjistruar.

NË ASNJË RAST KËTA STUDENTË NUK DUHEN DËRGUAR TEK ZYRA E REGJISTRIMIT.

Zyra e regjistrimit ka punë vetëm me departamentet dhe jo me studentët.

3) Pedagogë të veçantë duhet të jenë tepër të kujdesshëm se çfarë ju thonë studentëve pasi krijojnë konfuzion të veçantë. Së pari, nuk është profesionale që në sy të studentëve të flitet me fjalor të papranueshëm për kolegë, shefa departamentesh, dekanë, zyrën e regjistrimit, etj. Së dyti, nëse jeni të paqartë për vete atëherë studentin dërgoje tek këshilltari akademik. Një informacion i pasaktë më shumë prish se sa ndihmon.

4)Provosti E. Zhupa, është personi i vetëm që do të përgjigjet plotësisht mbi anën akademike të UV-së, marrjet e personave ne pedagogë, lëvizjet në orar, emërimet e shefave të departamenteve, etj. Një shënim: UV sot ka disa vende mbi organikë kështu që ne jemi të detyruar që çdo njeri shtesë (madje edhe ndonjë nga ana efektive) të kalojnë me kontratë. Ju lutem lexoni e-mail deri vonë sonte për ndonjë lajmërim të fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›