Anglia, do shesë pronat publike për të balancuar borxhin e brendshëm
Britania e Madhe do të shesë në dy vitet e ardhshme të mira publike me një vlerë totale prej 16 miliardë sterlinash për të balancuar borxhin e brendshëm që ka arritur deri më 12 përqind të GDP-së së vendit. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri britanik Gordon Braun. "Mes të mirave publike që do të shiten bën pjesë edhe tuneli i Dartford mbi Tamiz dhe sistemi i basteve Tote", deklaroi Braun gjatë fjalës së tij në një konventë ekonomike në selinë e Bloomberg në Londër. Sipas kryeministrit laburist, është megjithatë e nevojshme që të vazhdohet me programin e stimulimit të ekonomisë deri në rigjallërimin e plotë të saj.
Gazetat e përditshme angleze, citojnë mes pronave publike që do të shiten edhe pjesëmarrjen në kapitale të shoqërisë së tunelit poshtë La Manshit dhe hekurudhës që e përshkon. Kuota e ndërmarrjes e cila merret me pasurimin e uraniumit për qendrën atomike "Urenco", është një numër i madh pronash imobilare. Ministri britanik i Tregtisë dhe Industrisë, Piter Mandelson, është shprehur se lëshimet do ta ndihmojnë vendin që të reduktojë humbjet pa bërë shkurtime në shërbimet publike. "Ne nuk do të tregohemi idiotë, nuk do të shesim me cmime të ulta", thotë ai. Ndërkohë që ndaj kësaj iniciative të qeverisë britanike kanë ardhur edhe kritikat e opozitës. "Të bësh shitje në këtë moment, me tregjet që janë kaq shumë në depresion është me të vërtetë një veprim i çuditshëm", deklaroi zëdhënësi i liberaldemokratëve, Vins Kejbëll.