E Diel, 1 Nëntor 2026

Pronat e krimit 226 pasuri te konfiskuara me vlere 20 milione euro

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuar, aktualisht ka nën administrim 226 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me një vlerë monetare rreth 20 milion euro.

Pasuritë e sekuestruar dhe konfiskuara në bazë të ligjit Antimafia kapin një vlerë prej 8.3 milionë euro. Janë sekuestruar 46 pasuri me një vlerë prej 6 milion euro ndërsa janë konfiskuar 48 pasuri me një vlerë rreth 2.3 milionë euro. Ndërsa në baze të ligjit kundër financimit të terrorizmit, sipas të dhënave nga kjo agjenci, janë sekuestruar dhe konfiskuar 131 pasuri me një vlerë totale prej 12 mln eurosh. Janë sekuestruar dhe konfiskuar 55 pasuri të paluajtshme me një vlerë rreth 9.5 milionë euro dhe 76 pasuri të luajtshme me një vlerë prej 2.5 milionë euro.

Një pjesë e mire e pasurive të luajtshme dhe paluajtshme të konfiskuara janë bërë gati për shitje ndërsa pasuritë e sekuestruara u janë dhënë me qera personave të tretë. Pasuritë e përfituara nga krimi dhe tashmë janë prone e shtetit apo nën administrimin e shtetit, janë nga më të ndryshmet duke nisur nga trojet, apartamentet, hotelet, biznese të ndryshme, makina, kompjutera, apo edhe llogari bankare.
Gjykata e krimeve të rënda gjatë këtij 6 mujori ka dhënë vendim përfundimtar për 5 kërkesa për konfiskimin e pasurive të disa emrave të njohur në botën e krimit ndërsa janë në gjykim edhe 4 të tjera.

Përsa i përket vështirësive në administrimin e këtyre pasurive Cobaj shprehet se bashkëpunimi i mirë me Policinë e Shtetit ka bërë që vështirësitë të ulen por edhe rrezikshmëria të mos jetë ajo e disa kohëve më parë.

Ndryshe nga disa vite më parë ka rritje të numrit të palëve të interesuara për të marre me qera këto pasuri të përfituara nga krimi por që janë nën pronësi apo administrim të shtetit.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›