Burgaj Vleresojme asistencen e ICITAP ne trajnimet dhe reformat ne Policine e Shtetit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, priti sot në një takim pune Zv/Drejtorin e Programit ICITAP për Operacionet, John Buchanan, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin mjaft të mirë dhe mbështetjen e vazhdueshme të dhënë nga ky Program për policinë.
Në një njoftim të Policisë së Shtetit thuhet se, "gjatë këtij takimi Burgaj vlerësoi asistencën e ICITAP në drejtim të trajnimeve të ndryshme dhe reformave të ndërmarra në Policinë e Shtetit, si dhe kontributin e rëndësishëm për përmirësimin e kapaciteteve të strukturave policore në luftën kundër krimit".
Ndërsa, Zv/Drejtori i Programit ICITAP për Operacionet, Buchanan, duke përgëzuar arritjet dhe punën e bërë nga Policia e Shtetit për reformimin e saj, si dhe partneritetin në vite mes të dy palëve, u shpreh se "ky bashkëpunim është bërë i mundur në sajë edhe të mbështetjes që vetë Drejtori i Përgjithshëm dhe të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit i kanë dhënë projekteve të ICITAP".
Z.Buchanan garantoi gjithashtu mbështetjen e mëtejshme të ICITAP për Policinë e Shtetit në aspektin e reformimit të mëtejshëm të saj, të trajnimeve dhe asistencës teknike.
Ndërkohë që vlerësime për arritjet e Policisë së Shtetit për reformimin e saj, si edhe për gatishmërinë dhe transparencën që Policia e Shtetit ka shfaqur ndaj projekteve dhe asistencës së ICITAP, janë dhënë gjatë këtij takimi edhe nga asistenti i Zv/drejtorit të ICITAP për Europën Juglindore, Garret Zimmon dhe Shefi i Programit ICITAP në Shqipëri Steve Bennett.