E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e kryeqytetit masa per parandalimin e aksidenteve

Drejtoria e Policisë së qarkut të Tiranës përmes Njësisë Rajonale të Qarkullimit Rrugor ka marrë të gjitha masat për parandalimin e aksidenteve si dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Në një njoftim të policisë së kryeqytetit bëhet e ditur se "gjatë ditës së djeshme Njësia e Qarkullimti Rrugor ka vendosur 982 masa administrative për drejtuesit e mjeteve, që nuk kanë zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor".

Sipas burimeve, në zbatim të planit të masave "Për përmirësimin e mëtejshëm të veprimtarisë së shërbimeve të policise rrugore e të rendit në drejtim të parandalimit të aksidenteve dhe në funksion të rritjes së sigurisë në rrugë", është hartuar një plan masash me detyra konkrete që iu është dërguar Njësisë Rajonale të Qarkullimit Rrgor dhe Komisariateve të Policisë së Tiranës dhe Komisariatit të Policisë Kavajë.
Të njëjtat burime thanë se ndër masat e marra është parandalimi i aksidenteve në akset rrugore të qyetit të Tiranës dhe në veçanti në akset rrugore të zonave rurale, si dhe ushtrimi i kontrollit të përbashkët të punonjësve të policisë rrugore me specialistët e parandalimit dhe të hetimit të krimit në komisariate.

Ndërkohë që shtim të masave policore ka patur në disa segmente rrugore të qytetit të Tiranës, në të cilat po zhvillohen punime, ku për shkak të lëvizjes së ngadaltë të automjeteve ka dhe rëndim e vështirësi të trafikut, me qëllim parandalimin e incidenteve rrugore e normalizimin e qarkullimit.

Në sajë të masave të mësipërme aktualisht është krijuar dhe po funksionon grupi Task-Forcë, i cili përbëhet nga punonjës policie të Njësisë së Rajonale të Qarkullimit Rrugor dhe specialistë në Komisariatet e Policisë, Tiranë.

Njësia Rajonale e Policisë Rrugore, me qëllim disiplinimin e qarkullimit rrugor, ka përforcuar gjithashtu shërbimet në kryqëzime, drejtimet dhe hyrje-daljet kryesore të lëvizjes në qytetin e Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›