E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat mazhoranca rrezon dekretin e Topit. Replika te forta PD-PS

TIRAN- Mes replikash dhe pa opoziten ne salle Kuvendi ka votuar kunder dekretit te presidentit per kthimin e ligjit te kthimit dhe kompensimit te pronave.


Dekreti u votua vetem me votat e mazhorances pasi opozita braktisi sallen e Kuvendit pak para nisjes se votimit te dekreteve te presidentit.


Nderkohe gjate diskutimeve per pr/ligjin e pronave shumica dhe opozita shkembyen replika te forta. Ne fjalen e tij Berisha tha se ky ligj eshte nje ligj kunder pushtetareve dhe se synon kthimin e prones tek pronari i vertete.

Kane grabitur dhe vellezerit e tyre me fallsifikime monstruoze dhe me ndihmen e pushtetareve duke lene bosh pronaret e vertete- u shpreh Berisha

Ne thelb vazhdoi me tej ai ky ligj nuk synon gje tjeter vecse te shkepuse nje nga nje trofete qe pushtetaret i grabiten nje nga nje qytetareve te ketij vendi.

Kryeministri tha se ligji po vertitet sa andej-kendej sepse nga niveli lokal deri tek ai qendror pushtetaret perdorin si grabitqar tokat e pronareve te vertete.

Ne diskutimin e saj opozita e quajti turp mllefin qe sipas saj kryeministri Berisha ne fjalen e tij leshoi ndaj presidentit te Republikes si ish pronar dhe president.

Ndersa fjalen e tij deputeti i PS-se Erjon Brace tha se Presidenti i Republikes duhet respektuar si i tille turp parada e mllefit kunder presidentit- tha Brace.


Brace tha se ne kerkojme qe pronari ti drejtohet gjyakave sipas parashikimit kushtetues dhe jo drejtorit te AKP-se i cili eshe njeriu me politik ne kete vend qe eshte emeruar nga ju. Gjykata sipas Kushtetutes e ndan kete te drejte - tha Brace



Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot vetem me votat e mazhorances rikthimin e ligjit per Pronat per votim ne Kuvend pa i bere asnje ndryshim.

Behet fjale pikerisht per ligjin qe vetem pak kohe me pare kreu i shtetit Bamir Topi nuk e dekretoi dhe e riktheu per shqyrtim pasi e cilesoi antikushtetues.

Ne mbledhjen e sotme ka pasur debate mes deputeteve te PS-se dhe te PD-se. Deputeti socialist Fatmir Xhafaj e cilesoi ligjin shume problematik dhe qe shkel rende Kushtetuten e vendit dhe per kete duhet te rishikohet. Ndryshe jane shprehur deputetet demokrate per te cilet ligji eshte brenda te gjithe rregullave kushtetues.

Relatorja Mesila Doda kerkoi miratimin e ligjit pa ndryshime dhe kalimin e tij per votim ne Kuvend. Sipas saj pretendimet e Presidences nuk jane te bazuara ne ligj dhe shqetesimet e ngritura nuk qendrojne.

Me gjithe kontestimin e prere te opozites mazhoranca ka votuar ligjin pa ndryshime dhe ia ka rikthyer ate Kuvendit te Shqiperise per votim.



Topi kthen Pronat

Presidenti i Republikes Bamir Topi kthen mbrapsh dhe nuk dekreton ligjin aq shume te perfolur Per kthimin dhe kompensimin e prones te ndryshuar. Sipas kreut te shtetit ligji ne fjale eshte i pazbatueshem jo efektiv dhe bie ndesh me Kushtetuten.


Ne nje prononcim te gjate publikuar ne faqen zyrtare te Presidences kreu i shtetit iu drejtohet deputeteve duke renditur arsyet qe e detyrojne te ktheje mbrapsh ligjin Per kthimin dhe kompensimin e prones.



Me poshte deklarata e plote e Presidentit Bamir Topi per kthimin e ligjit per Pronat

E shqyrtova me vemendje kete ligj dhe jam i ndergjegjshem per problematiken dimensionin dhe rendesine qe ka ky ligj. Vleresoj se e drejta e prones dhe e gezimit te saj eshte nje nga kolonat baze te funksionimit normal te nje shoqerie demokratike dhe se garantimi i saj do te konsolidonte zhvillimin e shoqerise shqiptare. Por me qellim qe zgjidhja e ofruar te jete sa me prane standarteve te te drejtave te njeriut dhe atyre kushtetuese vendosa ta kthej ligjin edhe njehere per rishqyrtim ne Kuvend per shkakun se gjykoj se ka vend te rishikohet si persa i perket kushtetushmerise se tij por edhe per ta bere ate efektiv dhe te zbatueshem.

Vleresoj se rregullimi ligjor qe propozohet vjen ndesh me Kushtetuten e Republikes preambulen e saj dhe nenet 4 41 132 dhe 181 te saj. shte detyre e Kuvendit sipas Kushtetutes te nxjerre ligje per rregullimin e drejte te ceshtjes se prones te shpronesuar dhe konfiskuar padrejtesisht nga regjimi komunist. shte parim kushtetues qe neni 41 ka vene lidhur me te drejten e prones private e cila mbrohet prej Kushtetutes. Kushtetuta detyron Kuvendin e Shqiperise dhe me tej te gjitha strukturat e shtetit qe te bejne rregullime ligjore per te garantuar te drejten e prones private dhe te bejne te mundur qe pronarit te shpronesuar dhe konfiskuar ti kthehet prona plotesisht dhe ne pamundesi te kompensohet ne menyre te plote dhe te drejte per pronen e tij. Gjithashtu Kushtetuta ka percaktuar se e drejta perben bazen dhe kufijte e veprimtarise shteterore duke garantuar keshtu nje nga parimet baze te shtetit te se drejtes ate te sigurise juridike. Ndersa ajo qe propozohet me ligjin e ardhur per shpallje nuk eshte ne perputhje me kete vullnet kushtetues por ne kundershtim me te. Duke i dhene mundesine A.K.K.P-se te rishikoje vendime te ish-komisioneve per kthimin dhe kompensimin e pronave dhe per me teper edhe ti shfuqizoje ato i heq pronarit mundesine e te gezuarit te prones se tij i qete dhe sigurt per nje te drejte te fituar ne perputhje me normat kushtetutese dhe ligjore. Pra rregullimi ligjor i propozuar cenon parimin e sigurise juridike parim ky i pershkruar ne nenin 4 te Kushtetutes. Ky rregullim i ri ligjor njekohesisht shkel detyrimin qe shteti yne ka ne perputhje me nenin 1 te Protokollit 1 te Konventes Evropiane per te Drejtat e Njeriut dhe me jurisprudencen e Gjykates se Strasburgut ku Shqiperia eshte perballur ne nje numer rastesh per respektimin e tyre sipas se ciles e drejta e prones nenkupton jo vetem njohjen dhe garantimin e saj por edhe detyrimin e shtetit qe ne rast te pamundesise se permiresimit te standartit te mbrojtjes se prones apo te drejtave te fituara se paku te ruaje standartin e krijuar dhe te ofroje siguri per ruajtjen e tij.

Gjykata jone Kushtetuese ne vendimin e saj. nr. 27 date 26.05.2010 ka vleresuar nese jane ne perputhje me Kushtetuten ose jo rregullimet ligjore te bera ne ligjin nr. 10207 date 23.12.2009 Per disa ndryshime ne ligjin nr. 9235 date 29.07.2004 Per kthimin dhe kompensimin e prones te ndryshuar te cilat i jepnin kompetence drejtorit te A.K.K.P-se te merrte ne shqyrtim vendimet e ish-K.K.K.P-ve. Ne kete vendim Gjykata Kushtetuese eshte shprehur se

legjislatori e pajisi procesin e kthimit dhe kompensimit te prones me garanci ne menyre qe te drejtat e shtetasve te kishin nje mbrojtje maksimale. Procesi rregullohej nga nje ent i cili nuk ishte i perfshire ne piramiden e ekzekutivit por ishte i organizuar ne qender dhe ne baze ndersa drejtuesit e ketij institucioni emeroheshin direkt nga Kuvendi. Pikerisht kjo eshte dhe arsyeja se perse Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut ne ceshtjen Driza kunder Shqiperise i ka konsideruar KKKP-te organe te pavarura. Ne kete kuptim zbatimi nga nje organ administrativ si AKKP-ja i parimeve te revokimit dhe shfuqizimit te akteve te ish KKKP-ve eshte i pabazuar.... Drejtori i AKKP-se eshte nje organ ne vartesi te Keshillit te Ministrave dhe ne kete kuptim vendimi i marre prej tij per te nderhyre ne interesa civile te shtetasve ne kuptim te Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut eshte i pajustifikuar.

Gjithashtu ne kete vendim Gjykata Kushtetuese ka vleresuar se
E drejta e nje personi per tu njohur pronar i nje sendi rregullohet nga Kodi Civil si rrjedhim Gjykata cmon se jemi jashte fushes se veprimit te se drejtes publike e cila rregullon veprimet e organeve shteterore ne mbrojtje te interesave publike... Ne keto kushte kur nje person vinte ne levizje me kerkese KKKP-ne kjo kerkese ishte e barazvlefshme si te ishte bere para gjykates dhe vendimi i KKK-se ishte ne gjendje qe te krijonte te individi te njejten pritshmeri qe krijon nje vendim gjyqesor i cili i njeh individit pronesine mbi nje send. Ne kete perfundim ka arritur edhe Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut ne ceshtjen Viasu kunder Rumanise Ramadhi apo Hamzaraj kunder Shqiperise duke barazuar vendimin e KKKP-se me nje vendim gjyqesor i cili krijon pritshmerine e ligjshme te individit se ose do te vihet ne posedim te prones ose do te demshperblehet

Ne kete vendim Gjykata Kushtetuese konsideroi edhe parimin e sigurise juridike duke u shprehur se ai

eshte nje nga parimet baze te shtetit te se drejtes dhe ka si qellim te garantoje shtetasit se nje marredhenie juridike e percaktuar nga nje vendim i formes se prere eshte e pandryshueshme.
Gjykata u shpreh gjithashtu se vendimet e A.K.K.P-se per te shfuqizuar vendimet e K.K.K.P-ve perbejne cenim te parimit te sigurise juridike. Vendimi i KKKP-se i cili nuk eshte ankimuar brenda afateve ligjore merr formen e prere. Kete qendrim ka mbajtuar edhe Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut ne ceshtjen Ramadhi dhe te tjeret kunder Shqiperise duke cilesuar vendimet e paankimuara te Komisioneve te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave si te formes se prere dhe te ekzekutueshme.

Rregullimet e bera ne ligjin e ardhur per shpallje jane ne thelb te njejta me ligjin e marre ne shqyrtim dhe te shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese ne vendimin e sipercituar. Arsyetimi dhe vendimi i dhene nga Gjykata Kushtetuese jane qartazi te referueshme per rregullimet e ligjit te ri. Vleresoj se jo vetem per shkak te mosperputhshmerise se ligjit me Kushtetuten vendimin e Gjykates Kushtetuese dhe jurisprudencen e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut por edhe sepse neni 132 i Kushtetutes ka percaktuar se vendimet e Gjykates Kushtetuese kane fuqi detyruese te pergjithshme dhe jane perfundimtare ligji i ardhur per shpallje ka nevoje per rishikim.

Pak kohe me pare Gjykata Kushtetuese shfuqizoi disa nene te ligjit Per regjistrimin e prones qe i jepnin te drejte kreut te hipotekes qe te fshinte nga regjistri te gjitha ato prona te cilat figurojne me me shume se nje pronar.



Vorpsi Presidenti nuk rrezoi Alibeajn por respektoi Kushtetuten

Nuk behet fjale per nje perplasje politike ndermjet Presidences dhe Qeverise por per respektimin e Kushtetutes. Keshtu e komentojne vendimin me te fundit te Presidentit te Republikes Bamir Topi shoqatat e ish pronareve. Duke mbeshtetur vendimin e Presidentit i cili dje ka kthyer ligjin e ndryshuar per kthimin dhe kompensimin e prones per tu rishqyrtuar ne Kuvend ne emer te ish pronareve sekretari i pergjithshem i Shoqates Pronesi dhe Drejtesi i ka bere thirrje Parlamentit te reflektojne mbi qendrimin e Presidentit per kete projektligjit. Ne nje reagim per gazeten Shekulli Myrshit Vorpsi shpjegon dhe arsyet qe ky projektligj kontestohej nga ish pronaret dhe qe sipas tij me mosdekretimin e tij Presidenti Topi ka hedhur nje hap ne zgjidhjen e konflikteve te pronave ne Shqiperi.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›