E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi Tartari eshte privatizuesi i truallit te ish-ekspozites Shqiperia Sot



Eneida Jacaj

Partia Socialiste dje permes nje dokumenti ka zbuluar te verteten e privatizimit te ish-ekspozites Shqiperia Sot. Deputeti socialist Eduard Shalsi publikoi kontraten e privatizimit qe nxjerr ne drite emrin e partnerit te deputetes demokrate Albana Vokshi biznesmenit Arian Tartari nder aksioneret kryesore te firmes Vision Construction. Pra sipas tij procesi i privatizimit i kryer nga ish-ministri i Ekonomise Genc Ruli eshte bere ne favor te firmes ndertuese te Arian Tartarit. Nderkaq Shalsi deklaroi se procesi i privatizimit u drejtua nga drejtoresha e Ministrise se Ekonomise Mimoza Vokshi. Sipas Partise Socialiste kjo kontrate paraprake mes partnerit te deputetes Vokshi ku si ortak i kompanise se tij figuron edhe emri i Rrahman Selmanllarit i njohur si i miku i ngushte i djalit te kryeministrit Sali Berisha eshte fakt flagrant qe deshmon kapjen e shtetit per interesa perfitimi personale.
Deklarata
Disa dite me pare PS-ja i drejtoi disa pyetje te drejtperdrejta Genc Rulit. Po ua rikujtojme Perse u prish ne menyre te njeanshme kontrata me subjektet private te ish-Ekspozita Shqiperia sot Cila qe arsyeja e ketij vendim te papritur per te privatizuar dhe shitur 2900 m2 A kishte njerez prane z. Ruli prane kryeministrit apo funksionare te tjere te larte te interesuar per kete privatizim dhe a kishte takuar z. Ruli ndonjerin prej tyre A ishit ne dijeni te cmimit te privatizimit te truallit publik te ish-ekspozites Shqiperia Sot - u shpreh Shalsi.
Kontrata
Sipas kontrates se publikuar prej deputetit Shalsi Arian Tartari dhe Rahman Selmanllari do te diktojne me ndihmen dhe perfshirjen e kryeministrit Berisha ish-ministrit te Ekonomise Ruli dhe motrave Vokshi te gjitha hapat e procesit te privatizimit.
Shalsi sqaroi se keta persona do te prishin kontratat shteterore me subjektet qe operojne te ekspozita dhe do te jene po keta njerez qe do te vene nje pushtet te tere ne sherbim te interesave te tyre duke diktuar edhe cmimin e shitjes se truallit. Eshte nje kontrate e muajit mars te vitit 2008 disa muaj perpara se ministri Ruli te niste procesin e privatizimit. Sipermarresi qe ka marre persiper privatizimin eshte Arian Tartari partneri i deputetes Albana Vokshi - u shpreh Shalsi. Duke u nisur nga ky fakt Shalsi shpjegon edhe arsyen pse cmimi i ketij trualli nuk ndryshoi ne krahasim me trojet e tjera afer ish-ekspozites. Nuk ka prove nuk ka fakt me domethenes sesa kjo kontrate qe deshmon kapjen e mirefillte te shtetit dhe se si po pasurohet kjo kaste pushtetaresh ne kurriz te shqiptareve. Nuk eshte nje proces per te ndihmuar pronaret por kjo eshte nje afere per te pasuruar pushtetaret - tha Shalsi.

Ruli Trualli iu kthye pas 10 vjetesh pronareve te ligjshem

Ish-ministri i Ekonomise Genc Ruli perballe akuzave te opozites deklaroi serish dje se trualli i ish-ekspozites Shqiperia Sot iu rikthye pas 10 vjetesh pronareve te ligjshem. Ruli iu pergjigj edhe akuzes se deputetit Eduard Shalsi se ne procesin e privatizimit eshte perfshire aksioneri i firmes Vision Construction. Sipas tij eshte nje e drejte e ligjshme e pronareve qe te lidhin apo te prishin marreveshje me firma te ndryshme ndertimi. Pronaret sipas VKM-se Nr. 738 te vitit 2009 ne plotesim te VKM-se se shkurtit 2005 u takonte te parablinin edhe pjesen shteterore te truallit nen objekt. Ministria e Ekonomise ua ka kthyer vetem pronareve qe kishin bere mbi 10 kerkesa radhazi. Ministria kishte autoritetin qe jep ligji dhe detyrimin qe jep ligji - u shpreh Ruli. Nderkaq si kundersulm Ruli i ka drejtuar deputetit Shalsi disa pyetje. A e di ti z. Shalsi se kush e ka privatizuar ne kohen e socialisteve Hotel Tiranen per pese milione kur kushtonte te pakten 20 milione euro Biznesmene si Kokedhima i Edi Rames.
A e di z. Shalsi se kush e ka privatizuar ne kohen e socialisteve Frigoriferin e Durresit 2 milione euro me cmimin e nje frigoriferi shtepie Kokedhima i Edi Rames. A e di z. Shalsi se kush i ka blere 1500 metra toke shteterore Flasim per ish-Tajvanin ne qender te Tiranes ku z. Rama ne shkelje te Ligjit Nr. 9235 dt. 29.7.2004 Per kthimin dhe kompensimin e prones ka shitur per qellime biznesi privat 1500 metra katrore toke shteterore me 100 euro metrin ne nje kohe kur cmimi ishte plot 1500 euro metri dhe per me teper shitja ndalohej me ligj Bleresi eshte Beso i Edi Rames qe e ka marre kete toke rreth kater here me lire nga cmimi i tokes se ekspozites. A e di z. Shalsi se kush i merr ne Tirane 70 per qind te lejeve te ndertimit Firma e Shkrelit te Ledi Shamkut te Rames - u shpreh Ruli duke iu drejtuar deputetit socialist Eduard Shalsi.

Gjokutaj Kontrata e Vision Construction per privatizimin nuk ka fuqi ligjore

Pas akuzave te Partise Socialiste per perfshirjen aksionerit te firmes Vision Construction Arjan Tartari ne procesin e privatizimit te ish-ekspozites ka reaguar avokati i tij Genc Gjokutaj. Avokati u shpreh se kontrata eshte nenshkruar ne mars te vitit 2008 por nuk ka force ligjore. Ai shtoi se Vision Construction nenshkroi kontraten vetem me nje nga pronaret dhe duke qene se nuk bindi pjesen tjeter te pronareve shfuqizoi me akt noterial kontraten. Sipas avokatit procesi i privatizimit u be ne korrik te 2008-es atehere kur Vision Construction kishte nderprere lidhjet ligjore me pronaret. Gjokutaj deklaroi gjithashtu se diten e sotme do te ngrihet padi penale ndaj deputetit socialist Eduard Shalsi.

16 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›