E Diel, 1 Nëntor 2026

Sterkaj Opozita te zgjidhe problemet ne Kuvend

Per deputetin Sterkaj opozita nuk ka nevoje te dale ne protesta por te zgjidhe problemet ne parlament pasi sipas tij ekzistojne njerez me pergjegjesi dhe moralin e asaj qe perfaqesojne ne parlament.

Opozita nuk ka nevoje per protesta problemet zgjidhen ne parlament. Jam i bindur qe ne parlament ka njerez me kurajo qe ndjejne pegjegjesi per ate qe perfaqesojne ne Kuvend tha Sterkaj.

Me heret gjate fjales se tij ne Top Story deputeti Paulin Sterkaj hodhi dyshime per aftesite e personave te votuar nga mazhoranca ne Gjykaten e Larte te vendit.

Zoti Sterkaj tha se ne 3 votimet per Gjykaten e Larte ka abstenuar. Sipas tij kandidatet e duhur jane rrezuar pa te drejte nga Kuvendi.

Kam abstenuar ne 3 votime per anetaret e Gjykates se Larte. Kane ardhur kandidate te afte per te gjykuar ne Strasburg dhe Hage dhe nuk mund te gjykojne ne Gjykaten e Larte sepse kane qene hetues ne kohen e komunizmit deklaroi Sterkaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›