Sterkaj Mbeshteta Berishen per integrimin e vendit

Zoti Sterkaj tha se per 1 vit ka qendruar si deputet i pavarur e me pas vendosi krijimin e nje grupi parlamentar qe sipas tij pranoi te votoje te gjitha ligjet qe i sherbenin integrimit te vendit ne strukturat euro-atlantike. Sterkaj tha se kalimi i tij ne radhet e PD-se nuk ka qene nje kerkese e tij por nje ftese nga kryeministri Berisha.
Kam qene nje vit deputet i pavarur me pas krijova nje grup parlamentar dhe vendosem te mbeshtesim te gjithe ligjet qe i sherbenin integrimit te vendit. Ka qene zoti Berisha qe me ka kontaktuar mua. Kam 8 muaj pa e takuar kryeministrin Berisha tha deputeti Sterkaj.
I pyetur mbi hapjen e kutive dhe per qendrimin e tij nese eshte pro apo kunder hapjes se tyre nga KQZ ne zonen e tij zgjedhore Sterkaj tha se eshte i hapur per hapjen e kutive te votimit ne Malesine e Madhe dhe i apeloi KQZ-se te hetoje kutite ne kete zone. Sipas tij zgjedhjet ne Malesine e Madhe kane qene zgjedhje korrekte.
Ne zonen time i garantoj dhe i bej thirrje kryetarit te KQZ-se te hape kutite e Malesise se Madhe ka qene zgjedhje korrekte shtoi me tej Sterkaj.
Pyetjes nese ka patur presione per levizjen e tij politike zoti Sterkaj u mjaftua me pergjigjen se ai perballon cdo lloj presoni.