E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster perplasen dy makina pese te vdekur dhe nje i plagosur

UPDATE- Nje aksident i rende ka ndodhur ne aksin rrugor rural Gjirokaster -Komuna Lunxheri ku nga perplasja e dy makinave gjeten vdekjen 5 persona dhe nje eshte plagosur. Si pasoje e perplasjes automjeti tip Mitsubishi Pajero ka dale nga rruga dhe eshte batuar ku ka gjetur vdekjen e menjehershme drejtuesi i automjetit shtetasi Thoma Qendro.

Ne te njejtin automjet udhetonin edhe kater shtetas te tjere tashme te identifikuar Froso Qendro rreth 53 vjec nena e shtetasit Thoma Qendro nga Zagoria. Lida Qendro rreth 40 vjecnusja e kusheririt te pare te shtetasit Thoma Qendro nga Zagoria. Zoga Sotiri rreth 83 vjec lindur dhe banuese ne Zagorietezja e babit te shtetasit Thoma Qendro. Ksenofon Meksi rreth 58 vjec lindur dhe banues ne Zagorie Gjirokaster bashkefshatar i tyre.

Shkak per aksidentin duket se ka qene shpejtesia e madhe e makines tip Mitsubishi me te cilen po udhetonte shtetasi Thoma Qendro. Sipas policise si pasoje e shpejtesise Qendro ka humbur kontrollin ka dale nga rruga dhe eshte futur perseri ne rruge ku dhe eshte perplasur me automjetin tip Benz.



Aksidenti ndodhi ne aksin rrugor rural Gjirokaster -Komuna Lunxheri ne afersi te fshatit Valare. Per pasoje automjeti tip Mitsubishi Pajero me targa Gj 17 10 B eshte perplasur me automjetin tip Benz me traga Gj 94 73 A i cili drejtohej nga shtetasi Mysteak Zhupa 58 vjec nga Gjirokastra.

Policia tha se po vazhdojne hetimet ndersa ka shoqeruar shtetasin Mysteak Zhupa i cili shpetoi pa lendime nga aksidenti.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›