E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria: Lojerat e fatit po shkaterrojne familjet

Kryeministri urdheroi mbreme Ministrin e Financave, te ndale futjen ne lojera fati te qytetareve per te cilet familjet jane ankuar se "e lene rrogen ne bixhoz". Masa ekstreme per drejtuesit e menaxheret e kazinove

Qeveria urdheron ministrine e Financave te ndermarre masa shtrenguese ndaj kazinove dhe njesive te tjera te lojerave te fatit qe te ndalojne shqiptaret e varfer te lene parate atje, duke shkaktuar kriza te forta familjare. Nisma e rralle u paralajmerua mbreme nga Kryeministri Sali Berisha, i cili permes nje informacioni te posacem qe u shperndau mediave, tha se ai vjen per te shmangur konfliktet familjare per shkak te zhytjes se burrave ne lojerat e fatit. Burime zyrtare nga Keshilli i Ministrave, duke konfirmuar lajmin, thane se kryetari i qeverise ka kerkuar nga ministri i Financave, Ridvan Bode qe te amendohet ne menyre te menjehershme, ligji "Per Lojerat e Fatit ne Republiken e Shqiperise".

"Kryeministri ka marre nje numer te madh shqetesimesh nga familjare, bashkeshorte te personave, te cilet shpenzojne te gjitha rrogat dhe te ardhurat e tyre, duke krijuar keshtu drama te verteta familjare, duke lene parate e tyre ne lojerat e fatit dhe ne kazino", deklaroi Keshilli i Ministrave.

***

Ne perputhje me standardet e vendeve te tjera, ligji shqiptar parashikon qe personi ndaj te cilit paraqesin ankesa familjaret per kete problem nuk duhet te lejohet qe te luaje me ne lojerat e fatit dhe ne kazino. Por nga ana tjeter, - sikunder pranon Qeveria, - ligji nuk eshte i qarte ne sanksionet qe duhet te merren ndaj biznesmeneve dhe menaxhereve te kesaj kategorie te biznesit, te cilet vazhdojne te lejojne qe personat ndaj te cileve jane paraqitur ankesa te luajne dhe te shpenzojne parate e tyre. Ndaj, nisur nga ky fakt qe e cileson si tejet shqetesues, Kryeministri Berisha i ka kerkuar Ministrit te Financave, Ridvan Bode qe "te amendohet ligji me shpejtesi dhe duke percaktuar masat me te rrepta ndaj shkelesve te ligjit, pra ndaj pronareve dhe menaxhereve te lojerave te fatit dhe kazinove qe lejojne ne kundershtim me ligjin, qe personat e paditur ne polici apo ne institucionet e tjera perkatese te vazhdojne te luajne duke thelluar keshtu konfliktin e tyre familjar".

***

Dukuria e zhytjes se shume shqiptareve ne lojera fati ka sjelle edhe konflikte te thella familjare. Jane te shumta rastet qe raportohen permes denoncimeve ne polici dhe organet e tjera te drejtesise dhe rendit hetojne shpesh, rrethana te ngjarjeve, disa here me permasa tragjike, te perfshirjes se qytetareve ne borxhe per shkak te humbjes se parave ne lojera fati. Edhe pse pjesa me e madhe e atyre qe futen ne kazinote dhe lokalet e tjera te lojerave te fatit qe kane mbire si kerpudhat pas shiut, jane te varfer deri ne ekstrem, ne perpjekje per te dale nga skamja, shpresojne qe te gjejne shpetim tek keto lojera fati. Por dihet se probabiliteti per te fituar eshte ne nivele minimale dhe vete programimi i tyre nga pronaret eshte i atille qe pak "kokrra" te fitojne nga parate pafund qe derdhin pjesa tjeter e atyre qe "hane" karremin e hidhur.

Standardet

Ne perputhje me standardet e vendeve te tjera, ligji shqiptar parashikon qe personi ndaj te cilit paraqesin ankesa familjaret per kete problem nuk duhet te lejohet qe te luaje me ne lojerat e fatit dhe ne kazino.

Sanksionet

Por ligji nuk eshte i qarte ne sanksionet qe duhet te merren ndaj biznesmeneve dhe menaxhereve te kesaj kategorie te biznesit, te cilet vazhdojne te lejojne qe personat ndaj te cileve jane paraqitur ankesa te luajne dhe te shpenzojne parate e tyre.

Cfare thote ligji:

Neni 17

1. Nese lojerat e fatit, qe zhvillohen ne kazino, bien ne kundershtim ose cenojne interesin e pergjithshem, Ministria Pergjegjese per Ekonomine, kryesisht ose me propozimin e Komitetit te Lojerave te Fatit, anulon lejen per zhvillimin e tyre ose nderpret pa paralajmerim procedurat per dhenien e lejes.

2. Rastet kur cenohet interesi i pergjithshem, ne kuptim te paragrafit 1 te ketij neni, jane:

- mashtrimi i publikut;

- pastrimi i parave;

- cenimi i rendit publik dhe nxitja e kriminalitetit


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›