E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trojet, duhet te paguhen deri me 30 qershor 2010

Subjektet te cilat kane privatizuar objekte apo ndermarrje por qe nuk kane privatizuar siperfaqen e truallit mbi te cilen jane ngritur keto ndermarrje, duke ta bejne nje gje te tille deri me 30 qershor te vitit te ardhshem. Nderkohe qe deri atehere duhet te kene paguar qirane per kete truall deri me nje, ne menyre te futen ne keto procedura te blerjes se truallit mbi te cilen jane vendosur ndermarrjet. Keshtu, dje qeveria ka vendosur nje ndryshim ne vendimin e Keshillit te Ministrave qe ka te beje me percaktimin e kritereve dhe procedurave per shitjes se trojeve te ndermarrjeve apo objekteve shteterore te vecuara dhe te privatizuara. Keshtu, ne mbeshtete te Kushtetutes dhe te ligjit "Per privatizimin dhe dhenien ne perdorim, shoqerive tregtare dhe institucioneve shteterore, te ndermarrjeve apo objekteve te vecanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve te xhiros se ketyre ndermarrjeve", dhe te ligjit "Per shitblerjen e trojeve", me propozimin e ministrit te Financave dhe te ministrit te Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Keshilli i Ministrave vendosi qe, te gjitha subjektet, te cilat kane privatizuar objekte apo ndermarrje, por, qe nuk kane privatizuar siperfaqen e truallit, sipas genplanit, qe i bashkelidhet dokumentacionit te privatizimit, duhet ta blejne kete truall deri me 30 qershor 2010, si dhe te kene paguar qirane e truallit rregullisht, deri ne pagesen e vleres se plote te cmimit te truallit, brenda afatit te percaktuar ne kete pike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›