E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, politika kunder Bollanos

TIRANE - Politika kunder ngritjes se komisioneve paralele per verifikimin e titujve te pronesise ne Himare. Kryetari i Bashkise se Himares, Vasil Bollano kerkoi dy dite me pare ngritjen e komisioneve per verifikimin e dhenies se tokave ne zonen bregdetare, po nje iniciative e tille nuk mbeshtetet aspak nga politika. Jo vetem opozita, por dhe maxhoranca, jane kunder nismave te tilla per sa kohe qe ne fuqi eshte nje ligj i posacem i sapomiratuar per verifikimin e dhenies se titujve te pronesise. Deputete te forcave te ndryshme politike pohuan per gazeten "Koha Jone", se iniciativa te tilla jo vetem jane antiligjore, por dhe nuk pranohen. Nenkryetari i grupit demokrat Ilir Bano tha se ne fuqi ka ligje qe do te merren me verifikimin e dhenies se titujve te pronesise per tokat. "Nuk e di une se cfare ben Bollano, por per keto ka ligje ne fuqi", tha Bano. E sipas tij, duket e pamundur qe institucione te tilla te ngrihen e te menaxhohen nga banoret e zones. Me te ashper, socialistet i quajne antikushtetuese deklarata te tilla. Deputeti socialist, Ndricim Hysa, anetar i Komisionit qe diskutoi ligjin per verifikimin e titujve te pronesise, tha se tentativa te tilla jane antikushtetuese e nuk do te mbeshteten. "Partia Socialiste denoncon veprime e iniciativa te tilla antiligjore e antikushtetuese qe bien ndesh me aspiratat e vendit per anetaresimin ne NATO dhe Bashkimin Evropian", tha Hysa. Sipas tij, edhe tryeza e organizuar dy dite me pare nga kryetari i bashkise se Himares eshte antikushtetuese. "Ligji 7501 nuk ka pse te abrogohet. Ai eshte votuar me konsensus te plote mes PD dhe PS e per zbatimin e tij jane hedhur jo pak para nga organizatat nderkombetare", theksoi Hysa. Po keshtu dhe deputeti Spiro Peci, anetar i Komisionit te Ligjeve u shpreh i cuditur nga kerkesa te tilla qe behen nga kryetari i baskise, Bollano. Peci sqaroi se ka ligje ne fuqi qe merren me procedurat e ndarjes se tokave, e bejne verifikimin nese titujt e pronesise jane dhene si duhet ne baze te ligjeve apo jo. Ne te njejten linje ka qene dhe numri dy i PDS, Artur Duckallari qe ka kerkuar vetem zbatimin e ligjeve te shtetit. Teper kritik u shpreh dhe deputeti i LSI-se, Nikollaq Neranxi qe ishte dhe organizatori i protestes se banoreve ne Himare per menyren e ndarjes se tokave. Ne nje reagim per gazeten, Neranxi tha se Bollano nuk mund te marre iniciativa te tilla, e aq me pak te beje sikur i intereson per tokat ne Himare. "Ai vete ka ndihmuar jo pak persona per te bere grabitjen e tokave ne Himare e fshatrat perreth. Eshte e pamundur qe tani te kerkoje te beje verifikime per ndarjen e tokave", theksoi Neranxi. Praktikisht, tentativa e tryezes se realizuar dy dite me pare ne bashkine Himare sebashku dhe me shoqaten e bregdetit per te bere verifikimin e ndarjes se tokave, bie poshte. Asnje prej forcave politike nuk mbeshtet krijimin e komisioneve te posacme ne Himare per verifikimin kur ekzistojne komisionet e tokes, ngritur ne baze te ligjeve ne fuqi. Ngritja e ketyre komisioneve nuk do te ishte gje tjeter, vecse dyfishimi i tyre, pasi keto struktura ekzistojne. Dy dite me pare, tryeza e mbledhur ne bashkine e Himares mes pronareve, shoqates se Bregdetit e banore te zones, arriti ne perfundimin se ligji 7501 per token, duhet te abrogohet. Por jo vetem kaq. Kjo tryeze kerkoi qe ne cdo fshat te Himares te ngrihen komisione te tokave te perbera me nga nje ekip qe do te kete dhe nje topograf. Keto komisione sipas diskutimeve te djeshme, do te merren me shqyrtimin e dokumenteve te tokes per ti verifikuar nje e nga nje. Madje pjesemarresit percaktuan dhe si afat daten 30 nentor te ketij viti, date kur keto komisione duhet te merren me finalizimin e dokumenteve qe me pas tja percjellin qeverise. I tere procesi sipas pjesemarresve te tryezes do te behet me parate e Himarjoteve, qe jane te vendosur ti japin fund abuzimeve me tokat. Ne debatet e djeshme, u permend dhe fakti se pronaret nuk do te terhiqen per kete ceshtje edhe nese qeveria nuk i jep zgjidhje. Rozeta Rapushi

Tryeza e Bollanos kerkoi verifikim

Kryetari i Bashkise se Himares Vasil Bollano dhe Shoqata "Bregdeti", ishin iniciatoret e nje tryeze per ceshtjen e pronave dy dite me pare ne Himare. Ne kete tryeze, ku moren pjese dhe shume emigrante qe erdhen nga Greqia, pas diskutimeve te gjata u kerkua abrogimi i ligjit 7501 "Per Token". Po keshtu pjesemarresit e tryezes hodhen idene e krijimit te komisioneve te posacme qe do te merren me ndarjen e tokave ne bregdet e do dalin me rezultate konkrete brenda 30 nentorit te ketij viti. Kryetari i bashkise, Bollano kerkoi gjetjen e nje strategjie te posacme qe te mundesoje kthimin e pronave qe zvarritet prej 15 vitesh. Si dhe premtoi se do ti shkoje deri ne fund zbardhjes se abuzimit me tokat ne Himare.

Protesta Neranxi-Ngjela

Nje proteste paralele me tryezen e Bollanos, u organizua per problemin e tokave ne Himare dhe nga deputeti i LSI-se Nikollaq Neranxi. Me mbeshtetjen edhe te deputetit te pavarur, Spartak Ngjela, ata akuzuan Bollanon se ka kryer abuzime flagrante me tokat ne bregdet. Vjedhje qe sipas tyre, shume shpejt do te behen publike. Teper i ashper deputeti Ngjela tha se Bollano do te perballet me ligjin dhe asnje nuk ka kush ta mbroje me. Sipas tij, Himara, nje simbol i rralle historise shqiptare nuk mund te pushtohet nga krimba. Ndersa Neranxi tha se disponon dokumente te firmosura, te cilat faktojne se Bollano ka abuzuar me pronat, ka krijuar skenar te mashtrimit dhe ka bere politika per grabitjen e pronave te himarjoteve.

Peci: Ligji per titujt e pronesise te zbatohet

Anetari i Komisionit Parlamentar te Ligjeve, njekohesisht pjese e grupit parlamentar te PBDNJ, Spiro Peci tha dje se nuk mund te krijohen komisione te reja per verifikimin e ndarjes se tokave. Aq me teper kur ato kerkohet te ngrihen nga banoret e nje zone, sic eshte ajo e Himares. "Ka nje ligj ne fuqi qe do te merret me ndarjen e tokave. Si eshte bere ajo dhe per te verifikuar nese titujt e pronesise jane dhene si duhet. Nuk e kuptoj kerkesen e Bollanos", u shpreh Peci.

Bano:

Kunder reagoi dhe Partia Demokratike. Nenkryetari i grupit parlamentar Ilir Bano tha dje se ligjet per verifikimin e dhenies se tokave e titujve te pronesise jane ne fuqi. E nuk mund te diskutohen. "Une nuk e di se cfare ben Bollano e se cfare ka ndermend per kete ceshtje. Por di se ka ligje ne fuqi e komisione qe funksionojne", theksoi Bano, i cuditur per reagimet e fundit te kryetarit te bashkise se Himares. Ai theksoi se ligji 7501 per token eshte ne fuqi dhe ende po zbatohet.

Hysa: Ligji 7501 nuk duhet te abrgogohet

Partia Socialiste i quajti dje antikushtetuese dhe antiligjore kerkesat e Vasil Bollanos per ngritjen e komisioneve e verifikimit te ndarjes se tokave ne bregdet. "Denoncojme veprime te tilla se jane kunder kushtetutes dhe ligjeve, si dhe bien ndesh me aspiratat tona per anetaresimin ne BE dhe ne NATO. Ka ligj ne fuqi per verifikimin e tokave dhe pse ne nuk e votuam", u shpreh deputeti socialist Ndricim Hysa. Sipas tij, ligji 7501 per token nuk duhet te abrogohet, ai eshte miratuar me konsensusin PD-PS..

Neranxi: Bollano ka ndihmuar per grabitjen e tokave

Deputeti i LSI-se, Nikollaq Neranxi i cili organizoi dhe protesten per pronat dy dite me pare ne Himare, akuzoi dje serish kryetarin e bashkise se Himares, Vasil Bollano se po grabit pronat. "Eshte i vonuar ne kerkesat qe ben Bollano, se gjasme do te verifikoje ndarjen e tokave. Ai vete ka ndihmuar persona te caktuar per grabitjen e tokave, ndaj nuk mund te kerkoje ndihme tani", tha Neranxi. Sipas tij, Bollano e ben vetem per ti hedhur hi syve emigranteve qe vijne ne vend kete periudhe.

Duckallari: Tokat, te zbatohen ligjet e Kuvendit

Numri dy i Partise Demokracia Sociale, Artur Duckallari tha dje se Himara duke qene nje zone ne qarkun e Vlores, duhet te zbatoje te gjitha ligjet qe Kuvendi ka miratuar per ceshtjen e pronave. "Ne rast se flitet per ligje per zone turistike dhe pretendohet per ligje specifike, serish do te jete qeveria dhe Kuvendi ato qe do te vendosen se si do te veprohet me tokat ne kete zone", u shpreh Duckallari. Duke lene te kuptohet keshtu se vendimet merren nga keto organe, dhe jo banoret e zones.

32 Milione Euro llogaritet te jete ne total fondi i ndihmes qe organizatat nderkombetare si USAID kane dhene per zbatimin e ligjit 7501 "Per Token" nga hyrja ne fuqi e tij e deri me sot. Ligj qe eshte ende ne fuqi.

2 Protesta U zhvilluan dy dite me pare ne Himare per ceshtjen e ndarjes se tokave. Nje prej tyre u organizua nga Nikollaq Neranxi. Ndersa e dyta ne formen e tryezes, e me pas parakalimit paqesor ne rruge nga shoqata bregdeti dhe Kryetari i Bashkise, Vasil Bollano.

4700 Hektare Toke bujqesore rezulton se eshte perfituar ne menyre te padrejte nga persona qe nuk u takonte. Pra jo pak individe kane marre nder vite tituj pronesie pa u takuar ne baze te ligjeve ne fuqi, por ne menyre abuzive. Ligji per verifikimin e titujve te pronesise u miratua ne Kuvend.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›