E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, koalicion ne vjeshte

TIRANE - Opozita ndryshe e socialisteve pritet te startoje fort ne shtator, me fillimin dhe te sesionit te ri parlamentar. Nje takim i kryetarit socialist Rama me drejtuesit me te larte socialiste, si dhe me stafin me te ngushte qe do te perpunoje dhe strategjine elektorale per zgjedhjet e vitit 2009, pas perfundimit dhe te fazes kryesore te turit "Dialog me Shqiperine", ka percaktuar dhje piketat kryesore mbi te cilat do te ngrihet dhe do te marre jete platforma elektorale, qe do te garantoje fitoren e se majtes ne zgjedhjet e vitit te ardhshem. Nje nder masat kryesore qe do te ndermerren qe ne fillim te vjeshtes, do te jete dhe riperteritja e kalendarit politik te PS, me elemente te rinj, ne pershtatje dhe me situaten ne te cilen po kalon vendi, gabimet ne qeverisje por dhe qasjen politike ne te cilen po kalojne partite e vogla opozitare. Paralel me forcimin e opozites parlamentare, duke bere publike te gjitha shkeljet e kesaj qeverie, do te startojne ne menyre te detajuar elementet baze ne te cilen do te mbeshtetet fushata elektorale e socialisteve, e cila do te kete ne qender te saj permiresimin e sherbimeve ndaj njerezve, infrastrukturen, sigurine e jetes, mbrojtjen e biznesit dhe ne vecanti zhvillimin e bujqesise per permiresimin e jetes ne fshat ku jeton gje gati gjysma e popullsise se Shqiperise. Nderkohe qe nje rol te vecante do te kete dhe ngritja e nje infrastrukture qe do te sjelle dhe fitoren ne zgjedhjet e ardhshme. Qe do te startoje qe me ndryshimin e Kodit te ri Zgjedhor, ne te cilin do te percaktohen elemente te tille qe lehtesojne perfshirjen e partive ne koalicionet parazgjedhore. Socialistet kane propozuar nje pike te vecante qe ka te beje me koalicionin e listave, dhe qe fton partite aleate qe te konkurrojne me listat e tyre ne rajone. Nderkohe qe nuk perjashtohet mundesia e daljes ne rajone te caktuara ku fitorja eshte e rrezikuar, me lista te perbashketa zgjedhore me aleatet e majte qe do te garantonte dhe deputete te sigurte per keta aleate. Socialistet jane te sigurte se nje oferte te tille, jo vetem PSD, por as PDS dhe PAD nuk do ta refuzonin, ne rast se permbushej kerkesa e tyre ne perputhje dhe me peshen elektorale per secilen parti. Por deklarata e kryetarit socialist Rama per nje koalicion pertej te majtes dhe te djathtes nuk perjashton mundesine per nje perfshirje dhe te partive te qendres dhe te qendres se djathte ne kete koalicion te madh. Cka nuk perjashton nje afrim me PBDNJ ne rajone te caktuara por dhe me PDK-ne, ne rast se Berisha vendos perfundimisht ta abandonoje. Nderkohe qe partia e dyte opozitare LSI, e cila ka nje elektorat te admirueshem, sidomos pas rezultatit te zgjedhjeve vendore te 2007 dhe per me teper pas vendit te dyte ne zgjedhjet e pjesshme per komunen e Kasharit, pritet te startoje me nje koalicion paszgjedhor, per formimin e qeverise se re ne rast se e majta fiton zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Aleatet

Socialistet pritet qe te perfshijne ne koalicionin e ardhshem per zgjedhjet e vitit 2009 ish aleatet e saj, perjashtuar LSI-ne. Ne kete koalicion, vec te majteve do te tentohet per te perfshire dhe disa parti te qendres dhe qendres se djathte, mes te cilave dhe PBDNJ dhe PDK, ne aleanca rajonale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›