Pronat, qeveria s’miraton skemën
Ministria e Drejtësisë nuk e ka dhënë miratimin e skemës së paraqitur nga ana e Agjencisë së Pronave.
BLEDAR HOTI
Kështu ka raportuar drejtori i shkarkuar i AKKP-së, Besnik Maho, në raportin e paraqitur në Parlament. Në raportin tremujor të paraqitur në komisionin parlamentar të Ekonomisë, Maho ka deklaruar se, skema për kompensimin financiar të ish-pronarëve e paraqitur te zyra e ministrit Alibeaj nuk është miratuar ende. Për vitin 2008, qeveria ka një fond prej 5 milionë usd për të kompensuar ish-pronarët për këtë. “Nga ana e Drejtorisë së Kompensimit, si dhe të Sektorit të Shpërndarjes së Kompensimit, konkretisht janë marrë masat dhe përmbushur detyrat e duhura dhe ekziston gatishmëria e plotë institucionale për shpërndarjen e fondit financiar të kompensimit për vitin 2008, përfshirë rastin nëse nga ana e Këshillit të Ministrave do të miratohet një fond financiar kompensimi dhe për gjysmën e parë të vitit 2008”, thuhet në raportin e AKKP-së. Materiali i është dorëzuar kryeministrit Berisha, ministrit të Drejtësisë, Alibeaj dhe kryekomisionerit të Ekonomisë në Parlament, Spaho. Ndërsa sipas burime pranë AKKP-së, akoma nuk është miratuar projektvendimi i hartuar nga ky institucion për mënyrën e kompensimit financiar të ish-pronarëve. Ministria e Drejtësisë duhet t’i kthente përgjigje mbi materialin e përgatitur.
Kthim pronash, vendime 872
AKKP-ja brenda një periudhe tremujore ka marrë 872 vendime për 12 qarqet në shkallë vendi. Këto vendime përfshijnë procesin e njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronës. Numrin më të madh të vendimeve e mban Shkodra, me 176 të tilla. Ndërsa nga sektori i Apelimit janë shqyrtuar gjithsej 166 dosje ankimore, të depozituara në AKKP, si nga subjektet e shpronësuara, ashtu dhe zyrat vendore të Avokaturës së Shtetit. Në sektorin e Apelimit janë regjistruar për trajtim ligjor në regjistrin e AKKP-së 240 dosje ankimore. Këto dosje janë në shqyrtim nga specialistët e këtij sektori dhe janë brenda afatit ligjor njëmujor të trajtimit të tyre. Gjatë periudhës janar-mars 2008 është ushtruar kontroll për ligjshmërinë e anës materiale, por edhe asaj procedurale, të 683 vendimeve të zyrave rajonale të AKKP-së. Eshtë shqyrtuar ligjshmëria për 231 vendime, me anë të urdhrit të posaçëm të drejtorit të Përgjithshëm të AKKP-së. Gjatë periudhës janar-mars 2008 janë administruar 527 kërkesa të depozituara nga subjekte të ndryshme, të shpronësuar ose jo, që janë përfunduar dhe trajnuar sipas ligjit 511 prej tyre.
Kallëzimet në gjykata
Një ndër problemet jo të pakta për këtë institucion janë dhe paditë e ish-pronarëve në gjykata. Në raportin e paraqitur konstatohet se në të gjitha qarqet e vendit ka probleme dhe konflikte mes ish-pronarëve dhe AKKP-së për vendimet e dhëna, të cilat kanë përfunduar në dyert e gjykatave. Vetëm zyra qendrore e agjencisë për tre muaj ka pasur 112 gjyqe. Ndërsa për 12 zyrat rajonale gjithsej ka 364 çështje gjyqësore me ish-pronarët, si e paditur ose si palë e tretë në gjykatë. Në zyrat rajonale paraqitet kjo panoramë e gjyqeve në Gjirokastër gjithsej kanë qenë 27 gjyqe, ku zyra rajonale ka qenë e paditur, ose si palë e tretë. Në qarkun Tiranë ka pasur gjithsej 13 çështje gjyqësore, ndërsa në qarkun e Shkodrës kanë qenë 48 kallëzime në gjykatë; në qarkun e Dibrës për tre muaj ka pasur 29 çështje gjyqësore; në atë të Elbasanit ka pasur 44 çështje gjithsej; në qarkun Fier ka pasur 34 çështje; në qarkun Vlorë ka pasur 29 çështje; në qarkun Beratit 10 çështje gjithsej; në qarkun e Kukësit 41 padi; në qarkun e Korçës 9 çështje; në qarkun e Durrësit ka pasur 67 çështje gjithsej; në qarkun e Lezhës 13 çështje gjithsej. AKKP-ja kërkon gjithashtu që transferimi i pasurive shtetërore në administrim apo në pronësi të organeve të pushtetit lokal duhet të bëhet vetëm për ato objekte që i shërbejnë një interesi publik, në të kundërt objektet e tjera mund të jenë pjesë e fondit të kompensimit fizik.
shifrat e raportit
Vendime totale për pronat gjithsej 872
Qarku Tiranë 76 vendime; Durrës 63 vendime; Lezhë 86 vendime; Shkodër 176; Gjirokastër 155; Dibër 10 vendime; Elbasan 2 vendime; Korçë 83 vendime; Berat 78 vendime; Fier 37 vendime; Vlorë 106 vendime; Kukësi s’ka asnjë vendim.
Për 12 zyrat rajonale gjithsej ka 364 çështje gjyqësore me ish-pronarët, si e paditur ose si palë e tretë në gjykatë.
Gjatë periudhës janar-mars 2008 është ushtruar kontroll për ligjshmërinë e anës materiale, por edhe asaj procedurale, të 683 vendimeve të zyrave rajonale AKKP-së. Eshtë shqyrtuar ligjshmëria për 231 vendime, me anë të urdhrit të posaçëm të drejtorit të Përgjithshëm të AKKP-së.
Kompensimi fizik për dy subjekte u mbyll me sukses në muajin janar.
Deri më 31 mars 2008 janë pasqyruar të dhënat për 35 mijë dosje. Në total janë mbi 50 mijë dosje.
Gjatë periudhës janar-mars 2008 janë administruar 527 kërkesa të depozituara nga subjekte të ndryshme, të shpronësuar ose jo, që janë përfunduar dhe trajnuar sipas ligjit 511 prej tyre.
Janë hapur dhe përcjellë 207 dosje ankimore për shqyrtim në sektorin e Apelimit.
Janë kryer 2209 njoftime vendimesh.
Janë hartuar 64 kërkesa për plotësimin e dokumentacionit të dosjeve ankimore.
Janë hartuar 199 kërkesa për tërheqje dosje nga ZRKKP-të në qarqe
Janë hartuar shkresa për 249 shkresa për institucione të tjera
Janë hartuar 195 shkresa përcjellëse për dërgim dosjesh në ZRAKKP-të e qarqeve.
Transferimi i pasurive shtetërore në administrim apo në pronësi të organeve të pushtetit lokal duhet të bëhet vetëm për ato objekte që i shërbejnë një interesi publik, në të kundërt objektet e tjera mund të jenë pjesë e fondit të kompensimit fizik.