E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Të palëkundur drejt reformave

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në fjalën e saj Konferencës politike të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të 

 Këshillit të Evropë tha se “i gjithë procesi i integrimit në BE, me qendër Këshillin e Evropës, është bazuar mbi vlera dhe kjo është arsyeja që aspirata e Shqipërisë mbetet integrimi në familjen, së cilës ne natyrshëm i përkasim”. Kryetarja e Kuvendit vuri në dukje se “ëndrra evropiane e shqiptarëve ka mbetur ndezur, pavarësisht vështirësive historike në të cilat ka kaluar kombi ynë, ndaj dhe 17 vjet pas ndarjes nga regjimi totalitar, historia e Shqipërisë nga një histori disfate, është shndërruar në një histori suksesi. Në sajë të reformave të gjithanshme, politike, ekono*-mike e sociale, të kryera veçanërisht në tre vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar ngjarje të mëdha historike”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›