KQZ varësi nga Ministria e Brendshme ose Kuvendi
Selia rozë po harton draftin e saj për reformën zgjedhore mbi bazën e propozimeve që kanë dhënë juristët e njohur në vend.
Aristir Lumezi
Sekretariati për çështjet ligjore në selinë rozë, ka shpërndarë në mënyrë konfidenciale një pyetësor, duke i kërkuar juristëve të njohur të japin mendimet e tyre mbi bazën e disa alternativave se si duhet bërë reforma zgjedhore dhe çfarë veçorish ajo duhet të ketë. Që në fillim të pyetësorit, shtrohet pyetja nëse Kodi aktual duhet amenduar apo duhet hartuar një Kod i ri Zgjedhor. Duke kërkuar mendime për administratën zgjedhore, socialistët kërkojnë mendimin e ekspertëve për kompozimin e KQZ-së, nëse ajo duhet të jetë një organ permanent apo i pjesshëm. Por ajo që bie në sy, sa i takon çështjes së rindërtimit të KQZ-së, është varësia e saj. Propozimi i socialistëve, për të cilin kërkon dhe mendimin e juristëve, është që KQZ-ja mund të mos jetë një organ më vete, por ai mund të jetë edhe i varur nga Kuvendi, apo dhe nga Ministria e Brendshme. Përveç kësaj, kërkohet edhe sugjerimi për kompetencat që do të ketë KQZ-ja e ardhshme si dhe vendimmarrja e saj. Duke e konsideruar një reformë të plotë dhe aspak amendim, juristët pyeten edhe për Komisionin Zgjedhor të Qarkut, nëse ato duhet të jenë politike apo jo politike si dhe për natyrën e vendimeve që këto komisione duhet të marrin. Një ndryshim të dukshëm në reformën zgjedhore, që ka lidhje dhe me sistemin zgjedhor proporcional rajonal që do të aplikohet, duket se do pësojnë komisionet e qendrave të votimit. Socialistët kërkojnë mendim nga juristët nëse këto komisione do të ishin mirë të mos e kalonin numrin e pesë anëtarëve, duke gjetur një formulë të përshtatshme që ata të përfshijnë të gjithë spektrin politik aktual. Për sa i takon procesit të votimit, i cili pritet të kalojë përmes debateve të shumta, për shkak të kartave të identitetit, selia rozë kërkon sugjerime nga juristët se cili do të duhet të jetë dokumenti me të cilin shqiptarët do të votojnë. Por nisur nga pyetësori, ka dhe mendime të ndryshme për fletën e votimit. Një variant është një fletë ku të shkruhen të gjitha subjektet politike, ndërsa një tjetër variant përfshin fletë me ngjyra të ndryshme për çdo subjekt partiak, të cilat të futen në zarfe para se të hidhen në kutinë e votimit. Një ndër pikat më të dobëta të zgjedhjeve në Shqipëri, ka qenë dhe procesi i numërimit të votave. Socialistët pyesin juristët nëse numërimi i votave është mirë të bëhet i përqendruar apo i decentralizuar. Por në pyetësor hidhen dhe ide të reja. Kështu kërkohet mendim për numërim të votave përballë një grupi juristësh, avokatë ose gjyqtarë dhe plotësimin e tabelave në prani të gjyqtarit ose të noterit. Procesi i ankimimit të rezultateve zgjedhore duket se hap një diskutim shumë të madh me propozimet e socialistëve. Pyetësori hedh idenë, për të cilën kërkon përgjigje nga juristët, e zhveshjes së KQZ-së nga kompetenca e shkallës së parë të ankimimit të një procesi dhe rezultati. Në këtë mënyrë është Kolegji Zgjedhor ai që merr misionin e shkallës së parë të animimit, ndërsa kërkohet rifutja e Gjykatës Kushtetuese apo e Gjykatës së Lartë në gjykimin përfundimtar të çështjeve zgjedhore. Gjithashtu kërkohet nga ana e juristëve saktësim për shkaqet, rrethanat dhe shkeljet që do të mund t’i cilësonin të pavlefshme zgjedhjet në një zonë zgjedhore. Pyetësori i dërguar një grupi juristësh, mbyllet me pyetjen se cila kërkon interpretim për mënyrën e shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. “Në kushtet e proporcionalit rajonal, a mund të shpallej rezultati final në secilën zonë”? është pyetja e 40 e pyetësorit të selisë rozë. Mbledhja e pyetësorëve nga juristët po bën të mundur përpunimin e të dhënave për përgatitjen e draftit që socialistët do t’i paraqesin demokratëve e më pas Kuvendit për miratim. Mësohet se në selinë rozë po funksionojnë disa grupe teknike ekspertësh, të cilët po përgatisin pjesë të caktuara të draftit të reformës zgjedhore.
Disa nga pyetjet e pyetësorit
Në kushtet e ndryshimit të sistemit zgjedhor, a do të duhet të amendojmë Kodin Zgjedhor në fuqi apo të hartojmë një ligj të ri zgjedhor?
A mund të përcaktohet KQZ-ja si organ permanent ku anëtarët nuk janë me kohë të plotë?
Nëse aplikohet varianti i një KQZ-je me kohë të pjesshme, si do të organizohet administrata e KQZ-së? Si mendoni për këto variante 1) Struktura teknike e KQZ-së pranë a) Kuvendit b) M.Brendshme c) më vete?
Përfaqësimi i KZZ dhe numri i anëtarëve në to?
A duhet KZZ politike apo KZZ jopolitike? Analizoni avantazhet dhe dizavantazhet e tyre?
Ç’mendoni nëse numri i anëtarëve të Komisionit të Qendrave të Votimit të jetë jo më i madh se 5? Nëse po, si mund të caktohen anëtarët duke marrë parasysh spektrin politik aktual?
Çfarë roli dhe vendimesh duhet të marrë Komisioni i Qendrës së Votimit?
Me çfarë dokumentesh duhet të votojnë shtetasit?
Çfarë mendoni për këto variante fletësh votimi: 1) një fletë ku të jenë rreshtuar të gjithë emrat e subjekteve elektorale dhe votuesi voton njërën prej tyre? 2) çdo subjekt të ketë fletë unikale me ngjyra/shenja të qarta dhe votuesi ta fusë atë në një zarf përpara se ta hedhë në kutinë e votimit?
Çfarë varianti numërimi do të ishte më i përshtatshëm: a) i përqendruar? b) i decentralizuar?
Si e gjykoni numërimin e votave përballë një trupi juristësh (tre avokatë ose gjyqtarë) dhe plotësimin e tabelave të rezultatit në prani të gjyqtarëve ose të një noteri?
Nëse pranohet kjo skemë, nga mund të zgjidhen juristët (gjyqtarët dhe avokatët) dhe si mund të caktoheshin (apeli apo shkallë e parë)?
Në kushtet e proporcionalit rajonal (12 ZZ) a mund të shpallej rezultati final në secilën zonë?