Shpejtësia i merr jetën Tanit të “Top”-it
Vdes në një aksident tragjik me automjetin e tij “Ferrari”, pronari i kompanisë mediatike “Top Media”.
Dashamir Biçaku
Dritan Hoxha, 40 vjeç, humbi jetën kur po udhëtonte me makinën e tij të markës “Ferrari Fiorano”. Aksidenti ndodhi mëngjesin e djeshëm rreth orës 01:50, në bulevardin “Bajram Curri”, pranë lulishte “1 Maji” në Tiranë. Policia tha se, “nga aksidenti mbeti e vdekur edhe Entela Hysko, 27 vjeçe, lindur në Skrapar banuese në Tiranë”. Sipas burimeve të policisë, biznesmeni i njohur Dritan Hoxha, para aksidentit kishte pirë kafe në një nga lokalet e zonës së ish-Bllokut në kryeqytet. Më pas ai ka marrë mjetin e tij dhe ka lëvizur në unazë nga zona e “Pallateve Agimi”, për të kaluar më pas nga Gjykata e Tiranës dhe duke ecur drejt kryqëzimit te shkolla “Vasil Shanto”. Automjeti i markës “Ferrari” i drejtuar prej 40-vjeçarit ka kaluar urën e madhe të Lanës dhe sërish në unazë, ka mbërritur në pak sekonda në kryqëzimin e rrugës “Muhamet Gjollesha”, me bulevardin “Gjergj Fishta” dhe më pas është futur në drejtim të bulevardit “Bajram Curri”. Shpejtësia e lëvizjes së automjetit sipas policisë, ka qenë e lartë. Kur ndodhej në anën tjetër të unazës, përballë Gjykatës së Tiranës, makina ka dalë nga rruga e si rrjedhim edhe nga kontrolli i drejtuesit të mjetit. “Si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi i mjetit për shkak të shpejtësisë 170 kilometër në orë dhe terrenit të lagësht, automjeti i markës “Ferrari” me ngjyrë të kuqe, me targa DK 3892 H, me një fuqi motorike prej 6000 kubik ka dalë nga rruga”, shtoi policia. Sipas saj, hapësira në të cilën makina ka lëvizur pothuajse jashtë kontrollit, ka qenë 97.5 metra.
Aksidenti
Pasi ka dalë nga rruga, automjeti është ngjitur në trotuar me gomën e tij të parë dhe më pas ka dalë krejtësisht nga rruga. Pas disa metrash, mjeti është gjendur me të katër gomat në trotuar duke goditur gjatë lëvizjes tri pemë dekorative të mbjella rishtas në skarpatin e Lanës, si dhe dy shtylla të ndriçimit publik. Mjeti ka rrëshqitur në bar dhe më pas është përplasur me një pemë rrap, me perimetër 3.1 metër. Nga përplasja me këtë pemë, makina është ndarë në dy pjesë sipas një prerje diagonale, që fillonte në krahun e djathtë para dhe vazhdonte në krahun e majtë në pjesën e pasme të saj. Gjysma e makinës në të cilën ndodhej biznesmeni Dritan Hoxha, është shkëputur dhe më pas ka mbetur në krahun e rrugës, ndërsa pjesa tjetër e makinës ka mbetur pranë pemës me të cilën ishte goditur. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe menjëherë ka nisur për në spital biznesmenin, por ai nuk ka mundur të mbijetonte. Dritan Hoxha është nxjerrë i gjallë nga makina, por gjatë rrugës për në spital ka humbur jetën. Policia dhe Prokuroria kanë ngritur një grup të posaçëm hetimor për hetimin e ngjarjes. “Grupi hetimor ka përpiluar me detaje të gjitha raportet, atë Mjeko-Ligjor, toksikologjik-ligjor, auto-teknik si dhe vendim i ekspertimit biologjik të viktimave”, tha policia.
Sot në 11:00 ceremonia mortore
Gjatë ditës së sotme, rreth orës 11:00, pritet që trupi i pajetë i Dritan Hoxhës, Presidentit të “Top Media”, i cili humbi jetën mesnatën e djeshme, të përcillet për në banesën e fundit, duke u nisur nga shtëpia e tij te ETC. Arkivoli me trupin e Hoxhës u vendos në mjediset e “Top Channel”, ku iu bënë homazhe nga familjarët, të afërmit dhe personalitetet e vendit, të cilët shprehën ngushëllimet për humbjen e personit që themeloi kompaninë më të suksesshme mediatike.
Automjeti, prodhim jashtë serie
Makina e aksidentit tragjik ku humbi jetën 40-vjeçari Dritan Hoxha, tip “Ferrari”, ngjyrë e kuqe, me targa DK 3892 H, me një fuqi motorike prej 6000 kubik, mësohet se ishte prodhuar jashtë serie sipas porosisë së të ndjerit. Madje, emrin e tij kjo makinë që ka kushtuar rreth 300 mijë euro e ka pasur të shënuar edhe në kupat e gomave. Si pasojë e përplasjes me një pemë dekorative, ky mjet u shpërbë në dy pjesë dhe u shkatërrua tërësisht.
Kalimtarët në vendin e aksidentit
Kalimtarë të shumtë, gjatë ditës së djeshme qëndronin në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik që i mori jetën Dritan Hoxhës, Presidentit të “Top Medias”. Aksidenti i rëndë ndodhi në bulevardin “Bajram Curri”, përballë ish-ekspozitës “Shqipëria Sot”, mesnatën e djeshme, kur mjeti me të cilin lëvizte me shpejtësi doli nga rruga dhe eci diagonalisht për rreth 90 metër derisa u përplas me një pemë dekorative midis rrugës dhe lumit të Lanës.
Familja e Hoxhës vjen nga Italia
Bashkëshortja e Dritan Hoxhës bashkë me nënën e tij dhe katër fëmijët ndodheshin në Itali kur mësuan lajmin tragjik të vdekjes së 38-vjeçarit. Menjëherë pas kësaj, ata udhëtuan drejt Tiranës për të organizuar ceremoninë e fundit të njeriut të tyre më të dashur. Tashmë familja e Hoxhës përbëhet nga nëna, bashkëshortja, tri vajzat dhe një djalë njëvjeçar, të cilët kohët e fundit jetonin në Itali.
AUTOMJETI
Automjeti që përdorej nga biznesmeni ka një mekanizëm që regjistron problemet teknike, goditjen dhe manovrimet e kryera nga drejtuesi. Ky mekanizëm mendohet se mund të zbërthehet nga vetë specialistët prodhues të automjetit të markës “Ferrari”. Ky mekanizëm, sipas specialistëve, është i ngjashëm me kutinë e zezë të avionëve, por nuk regjistron zërin e drejtuesit të mjetit apo komunikimin e tij. Ende nuk dihet se si do të veprohet në këtë rast, por ekspertët e kompanisë italiane, sipas burimeve, janë të vetmit që mund të kryejnë këtë operacion kontrolli.
Ngushëllim nga botuesi dhe stafi i Panorama
Presidenti i kompanisë IHB Group, Irfan Hysenbelliu, njëkohësisht botues i Gazetës “Panorama”, drejtuesit dhe stafi i gazetës, i shprehin ngushëllimet nënës, fëmijëve dhe bashkëshortes së Dritan Hoxhës, të afërmëve dhe punjonjësve të TOP MEDIA. Të prekur thellësisht nga lajmi i marrë mëngjesin e djeshëm duam të përcjellim solidaritetin dhe të ndajmë bashkarisht këtë humbje të rëndë. Duke e konsideruar, Tanin, themeluesin dhe promotorin e një perandorie mediatike që i dha jetë prej shtatë vitesh, por njëherësh edhe katalizatorin e zhvillimit në dimensione krejt moderne të pjesës më të madhe të medias shqiptare, urojmë që familjarët dhe miqtë e ngushtë të gjejnë forcë dhe kurajë për të përballuar këtë tragjedi.
Dritan Hoxha, 40 vitet e perandorit të “Top Media”
Viktima e aksidentit rrugor të ndodhur në orët e para të mën-gjesit të djeshëm në Tiranë, Dritan Hoxha, ishte një nga biznesmenët më të famshëm në Shqipëri.
Personazhi 40-vjeçar, i lindur në Kukës më 20 shtator 1968, u vendos prej vitesh në Tiranë. Familja e tij banoi fillimisht në Laprakë, aty ku biznesmeni kaloi edhe fëmijërinë e tij nën kujdesin prindëror të Zyrasë, nënës së tij, ndërsa babai, Fiqiri Hoxha, vdiq në moshë të re. Fëmijëria dhe rinia e Dritan Hoxhës ishte e ngjashme me atë të bashkëkombësve të tij, e mbushur me problemet dhe hallet e zakonshme të çdo shqiptari. Në kohën kur Shqipëria ndodhej ende nën regjimin diktatorial, Dritan Hoxha bie në sy për pasionin e tij ndaj teknologjisë. Biznesmeni ishte bashkëshorti i Vjollcës dhe babai i katër fëmijëve, tri vajza, Lori, Sara e Redia si dhe djalit Itan Hoxha, që lindi një vit më parë.
Biznesmeni
Vitet ‘90 e gjetën Dritan Hoxhën në fillimet e një biznesi që do të njihte më pas vetëm rritje, fuqizim e zgjerim. Që në atë kohë, 40-vjeçari që humbi jetën dje u identifikua si pronari i kompanisë së kafes “Lori Kafe”. Duke qëndruar më pas në të njëjtën fushë të veprimtarisë tregtare, ai e zgjeroi më tej aktivitetin e biznesit, duke futur në treg edhe një markë tjetër të kafes së importuar “Illy Cafe”. Aktiviteti tregtar në këtë fushë dhe karakteri ambicioz i biznesmenit, e orientuan atë drejt projekteve më të gjera dhe më të fuqishme. Në shkurt 1998, Dritan Hoxha themelon radion “Top Albania”, e cila hyri në transmetim duke aplikuar standardet më të larta teknologjike krahasuar me vendet më të përparuara të Ballkanit. Pas veprimtarisë së suksesshme në drejtimin e “Top Albania”, biznesmeni Dritan Hoxha në vitin 2001 themelon televizionin privat “Top Channel”. Përmes sinjalit tokësor dhe më pas edhe në satelit, ky televizion gjeti shtrirje gjeografike gradualisht në të gjithë Shqipërinë dhe më pas i kaloi kufijtë e saj. Kompania mediatike “Top Media” nën drejtimin e Dritan Hoxhës, u dallua për investimin e teknologjisë bashkëkohore teknike të konsideruar edhe si “revolucioni mediatik” në industrinë televizive në Shqipëri.
Media
Pas investimeve në krijimin dhe zgjerimin e “Top Albania Radio” dhe “Top Channel” në vitin 2005, Dritan Hoxha bëhet promotor i hyrjes në Shqipëri të platformës së parë të transmetimit televiziv dixhital. Përmes platformës “Digit Alb” filloi transmetimin e një seri kanalesh televizive, fillimisht në sinjal tokësor dhe më pas në atë satelitor. Pas këtyre investimeve në industrinë mediatike, Dritan Hoxha e zgjeroi më tej aktivitetin e tij edhe me një gazetë të përditshme “Shqip”, dhe më pas edhe me prodhimin dhe futjen në qarkullim të telefonit të parë celular në Shqipëri, që njëkohësisht ofronte edhe shërbimin e televizorit të lëvizshëm. Megjithatë në të gjithë veprimtarinë e tij, kulmi i suksesit dhe aktiviteti të cilit biznesmeni i përkushtohej më shumë, ishte televizioni “Top Channel”. Një sigël me të cilën biznesmeni 40-vjeçar që humbi jetën dje në orët e mëngjesit, kishte filluar të identifikohej gjithnjë e më shumë prej vitit 2001, kur për herë të parë ky kanal televiziv filloi transmetimet e tij.
Homazhet për biznesmenin në “Top Channel”
TIRANE – Personalitete të larta shtetërore, drejtues të mediave dhe organizmave të shoqërisë civile, gazetarë dhe analistë të shumtë, kanë bërë homazhe dje pranë trupit të pajetë të biznesmenit Dritan Hoxha, në ambientet e televizionit të themeluar prej tij “Top Channel”. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ish-presidenti Alfred Moisiu, kryetari i PS-së, Edi Rama, kreu i LSI-së, Ilir Meta dhe deputetë të Parlamentit shqiptar, u kanë shprehur ngushëllimet e tyre familjes, të afërmve dhe kolegëve e bashkëpunëtorëve të Dritan Hoxhës. Në homazhe kanë qenë të pranishëm drejtues dhe gazetarë të mediave shqiptare si dhe personalitete të artit dhe kulturës. Presidenti i Republikës i dërgoi dje një mesazh ngushëllimi familjarëve të Dritan Hoxhës. “Të dashur familjarë të Dritan Hoxhës, me keqardhje të thellë mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të të dashurit tuaj Dritan Hoxha, njeriut që me punën e tij ambicioze i dha një dimension të ri bashkëkohor teknologjisë së medias vizive në Shqipëri. Me humbjen e Dritanit, ‘Top Media’ humbi themeluesin dhe promotorin energjik e vizionar të saj, ndërsa nëna, bashkëshortja dhe fëmijët, njeriun e tyre më të shtrenjtë. Ndaj me ju dhimbjen e thellë dhe në këto momente të vështira ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta!”, thuhet në mesazhin e Presidentit Topi. Kryeministri Berisha në një prononcim për mediat, i shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave të aksidentit të ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Tiranë, ku humbi jetën dhe Presidenti i “Top Media”-s, zoti Dritan Hoxha. “Shfrytëzoj rastin për t’i shprehur ngushëllimet më të sinqerta, simpatinë dhe solidaritetin tim, dy familjeve që humbën njerëzit e tyre më të dashur në një aksident tragjik”, është shprehur Kryeministri Berisha. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në mesazhin e tij të ngushëllimit u shpreh se: Tani i Topit arriti i vetëm për 7 vjet atë që vendeve si Shqipëria u duhen 70 vjet për të arritur. Ai jetoi me 300 km në orë dhe fluturoi larg, duke kapur ëndrrën e tij dhe duke ndezur ekranin e shekullit të ri në një Shqipëri që ende jeton pas perdes së shekullit të vjetër. Vepra madhështore që Tani i Topit ndërtoi me intuitën e një gjeniu dhe pasionin e një fëmije, është modeli i një suksesi të barabartë me një jetë frenetike të jetuar në timon. Pa e ulur shpejtësinë për asnjë dekikë. Pa pyetur për orën dhe as për rreziqet e rrugës. Pa fjetur përvecse duke mbyllur sytë për të ecur më shpejt. Ikja e tij përgjithnjë nga kjo botë që nuk i mjaftoi asnjëherë, le pas kudo trishtimin e thellë për ç’ka humbi sot Shqipëria. Së bashku me dhimbjen e madhe tek unë për humbjen e një njeriu të jashtëzakonshëm, që pata fatin ta njoh nga afër qyshse nisi t’i japë jetë ëndrrës për të cilën qe lindur dhe të cilës i kushtoi jetën”. Nga ana e tij, Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, ngushëlloi familjen Hoxha dhe kolegët e biznesmenit Dritan Hoxha. “Me hidhërim morëm lajmin për vdekjen tragjike të Presidentit të kompanisë ‘Top Media’, Dritan Hoxha. Familja Hoxha humbi më të dashurin e tyre, ndërsa komuniteti i gazetarisë një emër dhe drejtues të zellshëm në fushën e informacionit modern. Ju lutem pranoni ngushëllimet më të thella në emër të Qeverisë së Kosovës dhe në emrin tim”, thuhet në mesazhin e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.