Pronat, qeveria vendos regjistrim më të shpejtë dhe rritje taksash
Qeveria ka vendosur të shkurtojë deri në një javë kohën që nevojitet për regjistrimin e pronave. Por jo vetem kaq nga 1 janari të gjitha banesat do të paguajnë një taksë e cila varion nga, 65 lekë për m2 deri në 12 lekë për m2
TIRANE- Qeveria ka vendosur të shkurtojë deri në një javë kohën që nevojitet për regjistrimin e pronave. Në mbledhjen e sotme të grupit Task Forcë për Reformën Rregullatore u analizua puna e bërë për legalizimin e procedurave, duke theksuar domosdoshmërinë e lehtësimit të mëtejshëm të procedurave të panevojshme, si dhe uljen e kostos për biznesin. Në këtë kuadër u vendos shkurtimi i afateve të regjistrimit të pronave nga 30 ditë në 7 ditë, si dhe thjeshtimi i procedurave të regjistrimit të pronave. Ndër të tjera, u diskutua dhe u vendos përgjysmimi i dokumentacionit të kërkuar për procedurat e ç’doganimeve për importet dhe eksportet. U diskutua gjithashtu për procedurat e regjistrimit on-line të biznesit, si një tjetër hap për thjeshtimin e të bërit biznes në Shqipëri dhe luftën kundër korrupsionit.
Taksat shtesë
Pas shumë debatesh të bëra gjatë këtij viti, qeveria ja ka arritur të miratojë rritjen e taksave për banesat. Kështu të gjitha banesat brenda unazës do të paguajnë që nga 1 janari 2009, 65 lekë për metër katrorë taksë ndërkohë që ato që ndodhen jashtë unazës do të kenë 45 lekë taksë. Ndërkohë që bashkitë e tjera do të paguajnë një taksë që varion nga 12 në 24 lekë për metër katror. Përveç taksës së banesave, parashikohet edhe vendosja e një takse të re për infrastrukturën në masën 6 për qind për Tiranën dhe 4 për qind për bashkitë e tjera që do të zbatohet tek ndërtimet e reja.
Kundërshtimi i ndërtuesve
Ndërtuesit kanë kundërshtuar vendimin e marrë nga qeveria për rritjen e tre taksave lokale. Vetëm dy ditë pasi ishte trumbetuar nga ana e kryeministrit Berisha si një reformë lehtësimi taksash, vendimi i fundit i qeverisë, rrit ndjeshëm tre taksa për sektorin e ndërtimit.
Sektori i ndërtimit po detyrohet të kalojë në një krizë të thellë, për shkak të faktorëve që nuk varen nga ai, por nga politikat fiskale aspak të drejta që ndërmerren ndaj tij.
Ndërtuesit kanë shënjestruar qeverinë si shkaktarin kryesor të rritjes së çmendur të çmimeve të apartamenteve.
(Orjeta Zhupa/ BalkanWeb)