Pronat, si faktor bllokues Nga Ardian Fullani
Gjate vitit 2010, ekonomia shqiptare pritet te kete regjistruar nje rritje te kenaqshme. Ne tremujorin e trete te vitit te kaluar, rritja ekonomike vjetore vleresohet ne masen 4.9 per qind. Ecuria e normes se rritjes ekonomike ne dy vitet e fundit ka qene e qendrueshme, duke provuar keshtu nje nivel te mire rezistence ndaj ndikimit te krizes ekonomike nderkombetare. Treguesit e tjere makroekonomike jane luhatur rreth vlerave te pranueshme dhe te pritshme. Vlen te theksohet se ky stabilitet makroekonomik pasqyron miksimin e suksesshem te politikave baze ekonomike; asaj monetare me ate fiskale; gjate vitit te kaluar. Me konkretisht, politika fiskale ka synuar dhe ka realizuar nje proces te nevojshem konsolidimi, pas nje ekspansioni fiskal qe ka shoqeruar zhvillimet ekonomike, ne vitin 2009. Konsolidimi fiskal eshte realizuar nepermjet kontrollit me te mire mbi shpenzimet publike dhe mbledhjes se te ardhurave prane nivelit te parashikuar. Kursi i kembimit te monedhes kombetare; me gjithe nencmimin qe ka pesuar ne vitin 2009, e me pak, ne vitin 2010; ka qene shume me i qendrueshem se monedhat e vendeve te tjera te Evropes Juglindore, te cilat zbatojne politiken e nje kursi kembimi lirisht te luhatshem. Nencmimi gradual i lekut, vleresohet se ka patur nje ndikim pozitiv ne pakesimin e deficitit tregtar dhe ate te llogarise korente, nepermjet vendosjes se nje dinamike me te favorshme per ecurine e eksporteve dhe te importeve te ekonomise sone.
Tashme, vertetohet plotesisht se adoptimi i regjimit fleksibel te kursit te kembimit ka qene nje nga zgjedhjet me te spikatura te politikave ekonomike financiare te dy dekadave te fundit. Rritja vjetore e cmimeve te konsumit ka qene pothuaj gjate gjithe kohes brenda kufijve te percaktuar nga Banka e Shqiperise, prej 2-4 per qind. Ne kushtet e presioneve te moderuara inflacioniste, Banka e Shqiperise ka ndjekur nje politike monetare lehtesuese, duke injektuar likuiditet ne tregun nderbankar dhe duke ulur normen baze te interesit, ne nivelin 5 per qind. Per vitin 2011, ecuria e treguesve makroekonomike, pritet te jete e ngjashme me ate te vitit 2010. Banka e Shqiperise gjykon se harmonizimi i suksesshem i vitit te kaluar, i politikes monetare me ate fiskale, duhet te vazhdoje me tej edhe ne vitin 2011. Politika fiskale dhe ajo monetare, duhet te synojne qendrueshmerine e ketyre treguesve, duke mbeshtetur gjithashtu, rritjen ekonomike. Ndikimi i faktoreve te kerkeses dhe te ofertes mbi kursin e kembimit te monedhes kombetare, pritet te jete i ekuilibruar. Presionet inflacioniste parashikohen te jene te moderuara gjate ketij viti, ndonese ecuria e cmimeve te mallrave te importuara paraqet nje burim te qarte rreziku.
Banka e Shqiperise, do te ruaje fleksibilitetin e politikes se saj monetare, per t'i paraprire cdo zhvillimi te mundshem ne ecurine e inflacionit.
***
Ne vitet e fundit sektori bankar, si forca dominuese e sistemit financiar, ka qene mbeshtetes i fuqishem i rritjes ekonomike te vendit, nepermjet nje roli aktiv ne ndermjetesimin financiar. Sigurisht, veprimtaria bankare ka rreziqet e saj, por kriza financiare nderkombetare e tre viteve te fundit, provoi se sektori bankar ne vendin tone ishte i qendrueshem dhe nuk pati nevoje per ndihme publike ne perballimin e situates. Ne vitin e kaluar, situata financiare e sektorit bankar vleresohet ,pergjithesisht, me e mire se ajo e vitit paraardhes. Me gjithe rritjen e vleres se kredive me probleme, sektori bankar ka shenuar nje rezultat financiar disa here me te larte se ai i vitit 2009. Situata e likuiditetit eshte permiresuar dukshem, ne kushtet e rritjes se qendrueshme te depozitave. Per kete arsye, nevojat e sektorit bankar per likuiditet nga Banka e Shqiperise, jane pakesuar ndjeshem. Sektori bankar eshte i mirekapitalizuar, ne saje te kujdesit per zgjerimin e veprimtarise dhe rritjes se kapitalit nga ana e aksionereve. Pavaresisht nga kjo ecuri e mire e veprimtarise se sektorit bankar, ka disa drejtime qe kerkojne permiresim te shpejte, per te cilat Banka e Shqiperise ka perqendruar veprimtarine e saj mbikeqyrese. Drejtimi i pare lidhet me nevojen per zgjerim te veprimtarise se kreditimit dhe permiresim te cilesise se saj. Te dy keto elemente mund te mbeshtesin njeri-tjetrin, nese veprohet ne menyre te kujdesshme. Zgjerimi i ritmeve te kreditimit do te mbeshtetet me mire gjate vitit 2011, ne saje te dy zhvillimeve te rendesishme, sic jane, permiresimi i ndjeshem i situates se likuiditetit dhe prirja renese e normave te interesit edhe per kredine ne lek. Shenjat e para te nje ecurie me pozitive, u dhane ne dy muajt e fundit te vitit 2010, kur ritmi vjetor i kredidhenies u pershpejtua dukshem. Nga ana tjeter, cilesia e kredise mbetet problematike, por nje permiresim gradual pritet te shenohet gjate ketij viti. Perfitoj edhe nje here nga ky rast, per te riperseritur kerkesen tone qe bankat te jene aktive ne trajtimin e kredive me probleme per mbledhjen e tyre. Per kredite qe vleresohen pa shprese arketimi, ne perputhje me kerkesat e kuadrit ligjor e rregullativ, bankat duhet te veprojne per ekzekutimin e kolateraleve. Ne kete proces ka nevoje per permiresime te metejshme ligjore, per te pakesuar rrezikun e bankave ne veprimtarine e kreditimit dhe per te siguruar ulje te kostos se tij per klientet. Ky proces eshte i nevojshem per te pastruar bilancet e bankave nga investime qe rendojne ato dhe per te cliruar burime qe do te perdoreshin per kredi te reja. Ne kete kuader, monitorimi i cilesise se kreditimit dhe i sjelljes apo veshtiresive qe ndeshin bankat ne kete proces, eshte ne qender te veprimtarise mbikeqyrese. Drejtimi i dyte lidhet me koston e sherbimeve bankare per klientet. Per kete ceshtje, Banka e Shqiperise ka kryer analizat e nevojshme, te cilat kane konkluduar se kosto e disa produkteve dhe sherbimeve bankare; duke perfshire pagesat dhe transfertat, kartat e debitit dhe te kreditit, si edhe disa forma te tjera te kreditimit; mund te jene me te uleta.
Lidhur me kete ceshtje, ne jemi perqendruar ne dy drejtime:
Se pari, ne rritjen e transparences se sektorit bankar ne marredhenien me klientet, per keto sherbime. Per kete ceshtje, kemi vendosur tashme ne zbatim kerkesat per ndertimin e metodologjive te caktuara per percaktimin e kostos efektive te kredise dhe percaktimin e sakte te detyrimeve kontraktuale ne marredhenien me klientet. Bankave ju kerkohet te ofrojne te gjithe informacionin dhe shpjegimet e nevojshme per klientet e interesuar. Gjithashtu, ne te njejten logjike, nga bankat do te kerkojme ndertimin e metodologjive per percaktimin e kostos se sherbimeve bankare, qe lidhen kryesisht me pagesat dhe transfertat e ndryshme. Ne kete menyre, per klientet do te jete me e thjeshte te bejne krahasimin mes kushteve qe ofrojne institucione te ndryshme bankare e, keshtu, te bejne zgjedhjen e tyre mbeshtetur ne alternativen me te favorshme. Ne menyre qe kjo te funksionoje sa me mire, nevojitet qe edhe vete klientet te ushtrojne kujdesin e duhur per njohjen sa me te sakte te kushteve te vendosura nga bankat per produktet dhe sherbimet qe ofrojne. Aty ku eshte e nevojshme, ne kete proces, mund te kerkohet edhe asistence e jashtme me e specializuar.
Se dyti, Banka e Shqiperise synon te ofroje nje stimul konkret ne kete proces per bankat tregtare, duke ulur me tej kostot me te cilat ato perballen per perdorimin e sistemeve te pagesave, AIPS dhe AECH, gjate transaksioneve ne lek, per llogari te tyre apo te klienteve te tyre. Ne besojme qe nepermjet nje politike me konkurruese ne vendosjen e cmimit te ketyre produkteve nga ana e sektorit bankar, jo vetem mund te perfitojne me shume klientet, por mund te realizohet nje rritje e vellimit te tyre dhe te gjenerohet nje rritje e te ardhurave per vete sektorin bankar.
Drejtimi i trete, ne te cilin jemi perqendruar, lidhet me forcimin e kerkesave per rritjen e pergjegjshmerise ne drejtimin e institucioneve bankare, duke kerkuar ne menyre te perseritur qe profesionalizmi, dedikimi dhe pergjegjshmeria, te shnderrohen ne nje kulture pune per te gjithe personelin e institucioneve bankare. Per kete ceshtje, ne menyre te vazhdueshme po rishikojme proceset nepermjet te cilave bankat realizojne vendimmarrjen, sigurojne kontrollin e veprimtarive te caktuara e te raportimit te tyre brenda institucionit, si dhe nderveprojne me publikun. Sistemet e kontrollit te brendshem jane ato qe percaktojne ,ne masen me te madhe, aftesine e institucionit per te operuar ne menyre te sigurt. Ato jane te domosdoshme per te shmangur cdo lloj hapesire qe mund te shfrytezohet per veprime abuzive ne dem te institucionit. Per kete arsye, ne komunikimet e rregullta me bankat, Banka e Shqiperise ka kerkuar qe ato te ndermarrin te gjitha masat e nevojshme; ne para, njerez dhe teknologji; per te garantuar sigurine e cdo veprimi bankar.
***
Banka e Shqiperise do te jete gjithmone ne lartesine e kerkuar nga publiku, per te plotesuar, ne cdo kohe, pergjegjesite e ligjore, ne drejtim te realizimit te qendrueshmerise se nivelit te cmimeve dhe te sektorit bankar. Ne kete proces, nevojitet qe autoritetet shteterore dhe vecanerisht sistemi i drejtesise, te ofrojne bashkepunimin e nevojshem duke e vleresuar ceshtjen e sistemit bankar si ceshtje me prioritet te larte, nga ku varet zhvillimi i qendrueshem i ekonomise se vendit, ne te ardhmen. Per kete qellim, Banka e Shqiperise i ben apel te gjithe faktoreve te lidhur qe te pershpejtojne reformat strukturore, te lidhura me titullin e pronesise dhe ekzekutimin e kolateralit, si dhe te ndermarrin nje sere rregullimesh te tjera te natyres administrativo-burokratike qe ndikojne ne rritjen e kostove te sistemit bankar.
Guvernator i Bankes se Shqiperise