Pronat, si plotësohen dokumentet e humbura
26/01/2009 Gjatë trazirave të vitit 1997 u dogjën dosje në disa komisione të pronave
Agjencitë rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave kanë mundësinë e plotësimit të dokumentacionit, në dosjet e dëmtuara gjatë trazirave të vitit 1997. Prej disa vitesh me radhë në raportet e Komisionit Qendror të Pronave është theksuar fakti i mungesës së dokumenteve, ndërsa vetëm një vit më parë është detajuar urdhri për sistemimin e kësaj çështjeje.
Në një prononcim të dhënë pak ditë më parë për ”Metropol” nëndrejtori i AKKP, Genci Çelo, shpjegon dhe procedurën që do të ndiqet. Kjo dhe gjatë verifikimit të dosjeve që janë paraqitur për kompensimin financiar në këtë vit.
“Ne kërkojmë konfirmim për të gjitha zyrat rajonale, për sa i përket dokumentacionit nëse është apo jo i plotë. Ka disa zyra rajonale që kanë dokumentacione të humbura apo të djegura gjatë trazirave të ’97-s. Për këto raste ka një vit e ca që ka dalë një urdhër i Drejtorit të Përgjithshëm që i udhëzon për sa i përket plotësimit të këtyre dokumentacioneve”, thekson Çelo. Ndërsa janë vetë subjektet që duhet të ndihmojnë në këtë proces. Kjo nëpërmjet paraqitjes së kopjes origjinale të vendimit që është dhënë për ta. Sipas ligjit, vendimi i dhënë përpilohet në tre kopje, një për subjektin, një për Agjencinë dhe një për zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Pas paraqitjes së këtij dokumentacioni, “do të bëhet ballafaqimi me informacionin që kanë zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Agjencitë. ZRPP duhet të mbajnë regjistrimin e gjithë vendimeve që kanë marrë agjencitë. Faktikisht është në vendime të shkruara që një kopje i dërgohet zyrës rajonale”, thekson Çelo. Në shumicën e rasteve ZRPP nuk i kanë të evidentuara të gjitha këto raste.
Çelo thekson se është e nevojshme që të bëhet verifikimi i të gjithë këtyre rasteve pasi në këtë mënyrë do të ketë shmangie të rasteve abuzive. Edhe pse procedura shihet si proces vullnetar kjo do ti ndihmojë dhe vetë subjektet që të kenë dokumentacionin e plotë të pronës që kanë marrë me vendimin e agjencive rajonale.
Verifikimi
Gjatë procesit të dixhitalizimit të të dhënave nga vetë hipotekat, apo dhe nga procedurat që kanë ndjekur vetë subjektet privatë shpesh rezulton dhe mungesa e të dhënave që kërkohet për konfirmime nga Agjencitë e Pronave. Ashtu si dhe në udhëzimin e parë, Agjencitë rajonale kanë mundësinë e plotësimit të dosjeve. Kjo nëpërmjet ballafaqimit të informacionet që janë në dosje, informacionit që kanë hipotekat si dhe me ballafaqimin e vendimit që paraqet vetë subjekti i interesuar. “Natyrisht që do ti kërkohet pronarit të plotësojë dokumentacionin. E më pas do të verifikohet nëse vendimi në fjalë përputhet me bazën apo jo”, thekson Çelo.
Zyra antikorrupsion në Këshillin e Ministrave
Bashkë me Vatnikajn u shkarkuan dhe 6 drejtorë
Çështja e shkarkimit të kreut të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Tunxh Vatnikaj, ka nisur 6 muaj më parë. Ndërsa bashkë me Vatnikajn janë penalizuar dhe 6 drejtor të tjerë të këtij institucioni. Ndërkohë që çështja është marrë në dorëzim prej Prokurorisë shqiptare. Sipas burimeve të Departamentit të Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsion në Këshillin e Ministrave, kjo zyrë ka hetuar ligjshmërinë e një vendimi të zyrës rajonale të AKKP Tiranë mbi njohjen, kthimin dhe kompensimin e një prone në komunën Synej, Kavajë. Në përfundim të hetimit, departamenti ka konstatuar shkelje të rënda procedurale në dhënien e vendimit, si dhe elementë të veprës penale të falsifikimit dhe ka rekomanduar shpalljen e pavlefshmërisë së vendimit si dhe ja ka kaluar policisë kriminale, bashkë me dokumentacionin plotësues, për hetime të mëtejshme. Gjithashtu, janë marrë masa disiplinore (largim nga detyra) për 6 zyrtarë të përfshirë në këtë çështje. Aktualisht, çështja është në hetim nga Prokuroria.
Verifikohen dosjet
Ndarja e fondit 5 miliardë lekësh
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave është në përfundim të procesit të verifikimit të dosjeve të paraqitura për kompensimin nga fondi financiar i dhënë për këtë vit. Burimet kanë bërë të ditur se këtë javë përfundon shqyrtimi i dosjeve të fundit. Ndërsa është duke u rillogaritur shuma që përfitohet mbi 200 m2 truall. Kjo pasi çmimi i vlerësimit të sipërfaqes do të jetë ai i miratuar pak muaj më parë nga Qeveria. Kjo bën që dhe llogaritja e parë të shfuqizohet duke kërkuar një tjetër sistemim të të dhënave. Gjithsesi mësohet se në fillim të muajit shkurt do të përfundojë procesi në fjalë duke realizuar dhe shpërndarjen e fondit 5 miliardë lekësh i mbetur pezull që vitin e shkuar.
Burimet kanë bërë të ditur se gjatë procesit të verifikimit të dosjeve janë evidentuar dhe rastet kur nuk plotësoheshin kriteret e kualifikimit. Ku subjektet kishin përfituar më arë kompensim nga ligji 7501, kompensim financiar apo formë tjetër. Ndërsa do të shihet nëse deklaratat e dorëzuara kanë qenë thjesht një gabim apo një manipulim i të dhënave.