E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grinden për një femër, plagoset në bllok 36-vjeçari

26/01/2009  Autori 30-vjeçar është shpallur në kërkim

TIRANË- Një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur dje nga një i ri, pasi ishin grindur në ambientet e brendshme të një pub-i. Policia dyshon se autori e ka kryer këtë vepër penale pas një sherri për shkak të një femre. Policia njoftoi se rreth orës 02.00’, shërbimet e komisariatit të policisë nr. 2 Tiranë dhe seksioni Kundër Krimeve Ndaj Jetës dhe Shëndetit morën njoftim se në rrugën “4 Shkurti” në zonën ish-bllok, është plagosur me armë zjarri një shtetas. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi grupi i posaçëm hetimor, i formuar për të hetuar dhe sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje. U konkludua se, ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të Skay Tower, ku autori i dyshuar i ngjarjes H. E, 30 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar dy herë në pjesën e trupit me armë zjarri, 36-vjeçarin Asim Hasan Ahmeti. I plagosuri u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin ngjarjes u kryen të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, ndërkohë që po punohet intensivisht nga të gjitha strukturat e hetimit të krimit për kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes, i cili tashmë është identifikuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›