E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, tenton të vrasë kushëririn

SHKODER – Tenton të vrasë kushëririn, pas një ngatërrese për çështje pronësie. Ndërhyrja në kohë e policisë shmangu një tragjedi të mundshme mes kushërinjve në fshatin Aliaj të komunës Kastrat, të rrethit Malësi e Madhe. Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm, kur shtetasi Durim Laçaj tentoi të vrasë me armë zjarri pistoletë Qerim Laçajn. Pas ndërhyrjes së forcave policore është bërë e mundur kapja e autorit, Durim Laçaj, 38 vjeç, emigrant në Angli. Sipas policisë, kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi në afërsi të banesave të tyre ka tentuar të vrasë me armë zjarri djalin e xhaxhait të tij, Qerim Laçajn, 50 vjeç. Në momentin e kapjes së autorit të ngjarjes iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoleta, me nga një krehër më 8 fishekë secili.                                  r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›