Mbrojtja: Dua kohe te njihem me aktet, nuk po flas ketu per galaktiken
Tirane - Debatet nuk kane munguar as kesaj radhe ne procesin gjyqesor te 17 te pandehurve, te akuzuar si anetare te "Bandes se Durresit". Pas ndryshimit te avokatit mbrojtes, Riza Icka, te pandehurit Plaurent Dervishaj, mbrojtesi i tij i ka kerkuar trupit gjykues, te kryesuar nga gjyqtari Gurali Brahimllari, shtyrjen e seances gjyqesore per t'u njohur me aktet. Por kerkesa eshte hedhur poshte nga ana e prokuroreve, te cilet kane sqaruar gjykaten se i pandehuri Dervishaj akuzohej per te njejtat episode si i pandehuri tjeter qe ai mbronte, Indrit Taullaj. Sipas prokurorit mbrojtjes, duhet t'i jepej kohe 30 minuta apo nje ore, sa ky i fundit te njihej me certifikatat e te pandehurit dhe me pas te vazhdonte normalisht procesi gjyqesor. Kerkesa e prokurorise ka revoltuar avokatin, i cili i ka sqaruar gjykates qe kishin te benim me nje te pandehur qe ndodhej ne qeli dhe nuk po flisnin per galaktiken, apo per nje simite qe mund te ishte futur ne furre.