E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Gati planin per xhamine e madhe

/ /

Dua tju jap ne prag te kesaj nate te mire lajmin qe bashkia ka gati planin e punes per ndertimin e xhamise se re nje nevoje e munguar e komunitetit mysliman u shpreh Rama. Godina e re e xhamise e parashikuar ne planin e Tiranes do te ndertohet ne qender te kryeqytetit mbrapa Pallatit te Kultures duke krijuar keshtu edhe vizualisht trekendeshin e harmonise fetare te shqiptareve qe sipas kryebashkiakut eshte nje vlere qe duhet percuar me ide te reja brez pas brezi.Pe xhamine e re kemi gati nje siperfaqe te nevojshme ne qender te Tiranes bazuar ne planin e qendres dhe ne funksion te kerkeses se Komunitetit Myslyman por edhe te gjithe asistencen teknike per te organizuar se bashku me Komunitetin konkursin nderkombetar qe ky plan parasheh per projekt - idene me te mire per cdo godine te re te qendres tha Rama. Kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama u shpreh se pergjigja pozitive ndaj komunitetit per nje hapesire me te madhe do te pasoje dhe bashkepunimin e metejshem me perfaqesues te Komunitetit Mysliman deri ne ndertimin e kesaj xhamie. Pergjigja e Bashkise se Tiranes vjen pas kerkesave te perseritura nga Komuniteti Mysliman per ndertimin e nje xhamie te re per besimtaret. Ne krah te saj nga sa theksoi kryebashkiaku do te ndertohet edhe nje muze i cili ka per qellimim promovimin me tej te bashkejeteses fetare ne vend. Pas nje pune shume serioze studimore e pergatitore bashkia sot eshte ne gjendje jo vetem ti pergjigjet pozitivisht kerkeses se perseritur te Komunitetit Myslyman per krijimin e hapesires ku te ngrihet xhamia e re por edhe te prezantoje para te gjithe kryeqytetasve ne ditet ne vijim edhe idene e re per nje muze te Tiranes dhe te bashkejeteses fetare tha Rama. Sipas tij toleranca fetare eshte nje vlere shekullore ne vendin tone. Ne besojme se tek mesimi dhe shembulli i tolerances qe misherohet ne traditen e bashkejeteses fetare por qe ka qene tradicionalisht elementi plazmues i vete bashkejeteses se saj qytetare Tirana duhet te mbeshtese cdo shprese te veten per nje te ardhme te ndritur theksoi kryebashkiaku. Ai u uroi te gjithe besimtareve myslymane Kurban Bajramin dhe vuri theksin se duke bashkepunuar me Komunitetin Myslyman do te ngrihet nje xhami e re qe te jete ne lartesine e aspiratave te deshirave qe njerezit i shprehin njeri - tjetrit ne urimet e kesaj feste.
Komuniteti Mysliman Nuk kemi asgje zyrtare per projektin e xhamise

Nenkryetari i Komitetit Mysliman Shqiptar Gazmend Aga tha dje per gazeten se komuniteti ende nuk ka asnje shkrese zyrtare ne lidhje me projektin per xhamine e re. Sipas tij ne momentin e marrjes se ketij projekti Komuniteti Mysliman do te ngreje nje grup ekspertesh per te vleresuar projektin. Ne si Komunitet e vleresojme kete nisme sepse ndertimi i nje xhamie te madhe ne Tirane ka qene dhe mbetet nje nevoje per besimtaret myslimane madje konsiderohet nje projekt i vonuar. Ne ende nuk kemi marre asnje projekt zyrtar per xhamine e re. Kur te vije do te ngreme nje grup ekspertesh prane Komunitetit per te vleresuar projektin. Nese ai nuk do te jete i duhuri ne do ta refuzojme tha Aga. Ai nuk komentoi me tej ne lidhje me prezantimin e projektit ndersa nenvizoi faktin se ndertimi i xhamise se re ne kryeqytet eshte jetik per besimtaret myslimane.

Zirina Llambro

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›