Vleresime per ushtaraket shqiptare ne Afganistan
Uebsajti zyrtar i Forcave të Aramatosura Amerikane ka botuar më 5 dhjetor 2012 një reportazh nga nëntogere Veronica Aguila efektivë e Forcave Amerikane në Afganistan, me pjesëtarët e njësitit shqiptar “ALBSOF”, të cilët shërbejnë si pjesë e Task Forcës që udhëhiqet nga forcat amerikane në provincën e Kandaharit, në Afganistan.
“ALBSOF” është i kualifikuar në luftën kundër terrorizmit dhe në taktika të sigurisë së personelit. “Duhet të jeni të trajnuar mirë dhe psikologjikisht e fizikisht të përgatitur…Duhet ta dini kur duhet përdorur arma, kur penda dhe kur duhet të jesh njeri. Duhet përdorur mendja para forcës”, citohet rreshteri i njësitit.
“Më mirë të vdesim për diçka, sesa të jetojmë për asgjë”, është motoja e njësitit, e cila ka përcaktuar jetën e ushtarëve të saj përgjatë gjithë luftimeve dhe operacioneve të shumta paqeruajtëse. Kjo do të thotë të përpiqesh të bësh më të mirën dhe të japësh gjithçka nga vetja për diçka”. Kjo cilësohet si motoja e Forcave Speciale shqiptare.
Për shumë ushtarë të “Eagle 5”, përfshirë edhe rreshterin e njësitit, kjo nuk është vetëm një slogan, apo fakt i historisë ushtarake, i mësuar në shkollë, ajo është pjesë e historisë së tyre personale.
Në shkrimin e www.army.mil citohen edhe komandatët edhe komandantët e ALBSOFT nënkoloneli David Soika dhe komandant i Kontingjentit “Eagle V”, Ekland Dauti, ndërsa përshkrohen arritjet dhe historiku i kontigjentëve të forcave të armatosura shqiptare në Afganistan.