Shkembi fiskal Obama fton republikanet
Si mund te japësh një ultimatum duke bere qe te duket si një ftese e sjellshme për marrëveshje?
Ky është arti i Barak Obamës qe po tenton me çdo mënyrë te arrije një kompromis me republikanet para se I ashtuquajtur shkëmbi fiskal, te rrënojë me shume ekonominë amerikane.
“Ne ditët e fundit ka patur shume lëvizje ne radhët e republikaneve. Besoj se ekziston koshienca se ata mund te pranojnë një lloj rritje te taksave , nëse kombinohet me një seri reformash dhe shkurtime te shpenzimeve. Për ta thënë ne një mënyrë tjetër, besoj se mund te arrijmë ne një marrëveshje brenda javës”, u shpreh ai.
Një prej pikave qe mbetet kritike ne dialogun mes demokrateve dhe republikaneve ne kongres është rritja e taksave për familjet me te ardhura mbi 250 mije dollarë.
“Kemi problemin e një borxhi qe është jashtë kontrollit. “Ekzistojnë mënyra për te limituar uljet” , thotë Xhon Boehner, drejtuesi republikan i dhomës se përfaqësuesve.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara përballen me “tatëpjetën fiskale”: 600 miliardë dollarë në shkurtime shpenzimesh dhe ngritje taksash, të cilat do të preknin thuajse të gjithë punonjësit amerikanë e që do të hyjnë në fuqi më 1 janar.
Disa analistë financash parashikojnë se nëse të dy palët nuk arrijnë marrëveshje deri në fund të vitit, do të çojnë në zhytjen e vendit në recesionin e dytë në 3 vjet.