Krimet e Rënda, rrëzojnë 4 akuzat që Italia ka ngritur për Ilir Pajën
06/09/2009 Shkaku i vendimit, mos dërgimi i provave hetimore
TIRANE- Prokuroria për Krime të Rënda ka rrëzuar 4 akuzat penale në ngarkim të të pandehurit Ilir Paja, ndaj të cilit aktualisht po zhvillohet një proces gjyqësor. Shkak i përjashtimit të katër akuzave është bërë pala Italiane, e cila në përgjigjen e letërporosisë dërguar prokurorëve të Krimeve të Rënda, nuk ka preferuar të japë asnjë provë konkrete lidhur me veprat penale që Ilir Paja, dyshohet t’i ketë kryer në shtetin italian. Nisur nga ky vendim përfaqësuesit e organit të akuzës shqiptare, nuk kanë pasur se çfarë të hetojnë dhe menjëherë kanë pushuar procedimin që kishin veçuar në ngarkim të të pandehurit Ilir Paja. Mësohet se gjatë kohës kur ky i fundit ka qëndruar në Itali ka konsumuar një sërë veprash penale duke filluar nga ajo e “Vrasjes me dashje në rrethana cilësuese”, “Pengmarrjes”, “Përdhunimit”, si dhe “Armëmbajtjes pa leje”. Për të gjitha këto akuza hetuesit shqiptarë shfaqën interes, në mënyrë që për to, Ilir Paja të hetohej dhe gjykohej në Shqipëri, vend në të cilin ai edhe u arrestuar. Mirëpo dëshira e tyre për të shtuar sa më shuma akuza në kurriz të personit që tentoi të vriste agjentët e Grupit të Operacioneve Speciale është shuar, pasi italianët kishin preferuar që për akuzat e sipërcituara Ilir Paja të hetohet dhe gjykohen në Itali. Pikërisht në këtë shtet Paja së bashku me një person tjetër kanë kryer vrasjen e dy bashkatdhetarëve të tyre, si dhe kanë arritur të marrin peng një vajzë shqiptare, të cilën më pas e kanë përdhunuar. Për të gjitha këto akuza bashkëpunëtori i Pajës është dënuar nga drejtësia italiane, ndërsa 36-vjeçari që aktualisht po gjykohet në Shqipëri për një vepër tjetër penale, ka mundur t’i shpëtojë dënimit, pasi për një kohë të gjatë ai kishte arritur të fshihej në Shqipëri. Ndalimi i tij është kryer në 6 mars të 2008, afër farmacisë numër 10 në Tiranë.
Arrestimi tek Farmacia 10
Një grup agjentësh të skuadrës speciale rrethuan me shpejtësi automjetin që lëvizte Ilir Paja, mirëpo lëvizjet e tyre u kuptuan shumë shpejt nga i shumëkërkuari, duke bërë që ky i fundit ti jepte me shpejtësi makinës. Si pasojë e këtij veprimi automjeti goditi njërin prej agjentëve duke e plagosur rëndë. Ndërkohë që efektivët e tjerë të policisë kanë hapur zjarr ndaj Ilir Pajës, duke e plagosur dhe më pas arrestuar të shumëkërkuarin e drejtësisë italiane, por edhe të asaj gjermane. Shkëmbimi i zjarrit është kryer midis një numër të madh qytetarësh, çka bëri që dhe ky operacion policor të kritikohej shumë nga specialistët.