Durrës, KRRT bllokon privitalizimin e sheshit “Iliria”
06/09/2009 Disa këshilltarë kërkojnë që rreth qendrës historike të ketë ndërtime shumëkatëshe
DURRES- KRRT-ja e Bashkisë së Durrësit është përballur një natë më parë me debate të ashpra mes anëtarëve lidhur me diskutimin e shumëpërfolur të rivitalizimit të sheshit “Liria” në qendër të qytetit. Ky këshill është mbledhur për herë të parë pas gjashtë muajsh dhe periudha e gjatë e mungesës së një tryeze të tilla ka grumbulluar një duzinë me dosje mbi tavolinat e anëtarëve të komisionit dhe të ekspertëve të departamentit të urbanistikës. Fill pas përfundimit të konkursit për sheshin “Liria” të fituar nga një studio italiane e mbështetur në prapaskenë nga eksponentë kryesorë në Bashkinë e Durrësit, është hapur edhe debati për të mos e miratuar këtë projekt. Presioni i biznesit tek kryetari i bashkisë të Durrësit Vangjush Dako duket se është shumë i fortë dhe ka mundur të detyrojë atë për ta rifutur në pikën e rendit të ditës të KRRT-së që vjen në takim për të parën herë pas 31 marsit 2009. Lakmia për të përfituar një leje ndërtimi dhe leje sheshi ndërtimi në zemër të qytetit dhe fare pranë Amfiteatrit antik ka vënë në diskutim jo vetëm përfundimin e konkursit ndërkombëtar, por edhe vet ekzistencën e vet këtij sheshi.
Përplasja
Këshilltarët janë ndarë në dy grupe duke mbajtur qëndrime pro dhe kundër. Të parët kanë qenë të shtyrë nga persona që kërkojnë të përfitojnë nga ndarja e këtij sheshi për qëllime ndërtimi të objekteve të ndryshme. Të dytët janë për të ruajtur qendrën historike si dhe për të zbatuar rezultatet e studimeve dhe të konkurseve ndërkombëtare. Gjithnjë sipas diskutimeve të këshilltarëve është lënë të kuptohet se eksponentë brenda bashkisë qëndrojnë në anë të asaj pjesë që është kundër projektit të rivitalizimit të sheshit “Liria”. Kryetari i bashkisë Vangjush Dako është shprehur se “nuk ka hapësirë për ndërtime të tjera në kufi me sheshin “Liria”, sepse ka një plan rregullues të qendrës së Durrësit, i cili është miratuar nga KRRTRSH” duke shpalosur edhe qëndrimin e tij. Përplasja mes grupimeve edhe në KRRT ka si epiqendër ndalimin përfundimtar apo lejimin e ndërtimeve përreth sheshit “Liria”. Në kohën që është kërkuar votimi për miratimin e kësaj pike për projekt-idenë për të miratuar lejen e sheshit me qëllim që t’i hapet rrugë fituesit të konkursit ndërkombëtar, shumë anëtarë të KRRT-së e kanë kundërshtuar.
Qendra
Kjo ka sjellë edhe shtyrjen në marrjen e një vendimi shumë delikat dhe të rëndësishëm. Sipas projektit fitues, zbatimi i punimeve për rivitalizimin e tij ndahet në tre pjesë. Në zonën e parë janë parashikuar punime pranë xhamisë së qytetit, në zonën e dytë shtrihet pjesa e sheshit në mes dhe ajo pas pallatit të kulturës, kurse zona e tretë është pjesa afër bashkisë me drejtim nga stacioni i vjetër i trenit. Zbatimi i projektit është menduar se do të kushtojë afro 5 milionë euro. Konkretisht zona nr 1 kërkon shumën e 1.42 milionë eurove, për zonën nr 2 kërkohen 2,72 milionë euro, ndërsa për zonën e tretë 2.46 milionë euro. Për të mësuar se cili do të jetë fati i sheshit “Liria” do të duhet edhe një javë kohë, pasi takimi i radhës është lënë për t’u zhvilluar me datë 10 shtator në mbrëmje.
Qendra e qytetit
Historiku i zhvillimit urban të qytetit
Qyteti i Durrësit, ashtu si Korça, Shkodra, Vlora e Kamëza janë përfshirë në projektin e administrimit dhe menaxhimit të tokës. Përmes këtij projekti Durrësi synon që shumë shpejt të ketë një zonë të re të zhvillimit urban. Bëhet fjalë për një sipërfaqe në 7200 ha tokë truall duke rritur në këtë mënyrë hartën e administrimit qytetës. Në shumë projekte bashkia është mbështetur me financime nga GTZ, GEF, INTERREG, CARDS etj. Me projektin e ri mendohet qe Durrësi të shtrihet drejt portit duke shkuar në këtë mënyrë drejt ideve të hedhura shumë vite më parë. Një projekt i përket viteve 1923 dhe tjetri 1940. Në afërsi të portit dhe për shkak të portit janë ndërtuar në fillim të shekullit të kaluar Banka Kombëtare, shtëpia e Princ Vidit, xhamia, godina e bashkisë etj. me 28 korrik 2005 u hartua plani i quajtur, “Plani Urbanistik i Integruar i qytetit të vjetër të Durrësit”. Kërkimet e bëra mbi studimet dhe mjetet urbanistike ekzistuese kanë sjellë në njohjen e tre dokumenteve të rëndësishme: I pari plani rregullues i qytetit të Durrësit i bërë nga arch.Leone Carmignani i 1942, ku merret parasysh studimi “Qyteti i ‘900” i dyti plani rregullues akoma në fuqi i vitit 1987 i bërë për një shtrirje të territorit në 2800 ha, që në vitin 1999 arrin në 7800 ha. I treti, Master Plani i bërë me qëllim orientues nga departamenti i arkitekturës dhe urbanistikës së Fakultetit të Peskarës Itali në vitin 1995. Qyteti i Durrësit parashikohej i përbërë nga katër “qytete” si: qyteti i lashtë historik, qyteti i turizmit qyteti i kodrave dhe parku i madh natyror. Në vitin 2007 KRRTRSH e pati miratuar projektit që ka paraqitur bashkia dhe që është tenderuar në vitin 2005 duke u fituar nga një studio italiane. Sinjali i bashkisë ka ardhur i paqartë për shumë nga të pranishmit pasi studio e Pescarës tashmë është shpallur fituese pas një konkurrimi me juri ndërkombëtare, ndërsa projekti që ka afruar kjo studio duhet të ndryshojë.