E Diel, 1 Nëntor 2026

Pronësia, vazhdon pritja e qytetarëve në sportelet e hipotekës

Vazhdon pritja pa zgjidhje për të marrë dokumentat e pronësisë në sportelet e Hipotekës së Tiranës.

Qytetarët shprehen se ky institucion i tejzgjat procedurat edhe në rastet kur të gjitha dokumentat janë në rregull. Madje dëshpërimi i qytetarëve ka arritur deri në atë pikë sa kërkohet zgjidhje prej institucioneve ose në të kundërt do të përdoret edhe vetëgjyqësia.
 

Qytetarët presin me orë të tëra në zyrën e regjistrimit në Tiranë për të marrë në fund një moszgjidhje.

Kamera e “Ora News” ka ndjekur nga afër edhe gjatë ditës së sotme të gjithë atë që ndodh në sportelet e hipotekës ku njerëzit ankohen pafundësisht për kalvarin e gjatë 20 vjeçar të hipotekimit të pronave që duket si një proces që nuk do ketë zgjidhje dhe kjo për shkak të burokracisë në këtë zyrë që duhet të ishte zgjidhja e parë për qytetarët.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›