E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanoviç: Paralajmërimet e Prishtinës “luftë psikologjike”

Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, tha se paralajmërimet e Prishtinës për heqjen e barrikadave serbe në veri, janë “luftë psikologjike”, dhe se serbët janë të vendosur për të mbrojtur në mënyrë paqësore pikëpamjet e tyre.
 

“Ne kemi parime dhe qëndrime të qarta. Derisa në vendkalime të jenë doganierët kosovarë, ne, në mënyrë të qetë, do t`i rezistojmë të gjitha synimeve të Prishtinës dhe të komunitetit ndërkombëtar, të cilat mbështesin Prishtinën në zgjidhjen e problemeve me dhunë”, u shpreh ai.
 

Sipas Bogdanoviç, Qeveria e Serbisë dhe serbët e Kosovës duan t`i zgjidhin problemet në mënyrë paqësore, por marrëveshja nuk mund të arrihet me imponimin e zgjidhjeve, kundër vullnetit të serbëve të Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›