Propaganda antikorrupsion që na bën të ëndërrojmë
Njëra nga gjërat më të vështira në jetën e çdo individi, ashtu si dhe në politikë, është t‘i mbajë sytë hapur mbi atë që po ndodh, e që sipas të gjitha gjasave mund të ndodhë, duke bërë kujdes për atë që themi dhe se si e themi, për atë që parashikojmë, bëjmë apo nuk bëjmë. Është diçka e vështirë, sepse jo gjithmonë arrijmë t‘i bindim ata të cilëve u drejtohemi. E kjo është e dhimbshme, sepse koha na ofron shumë erëra dhe tundimi njerëzor në të tilla rrethana është mbyllja e qepallave. Po megjithatë, lipset të rrojmë e të veprojmë gjithmonë me sy hapur, se realitetin na leverdis ta shohim në të gjitha veçantitë e tij, nëse nuk duam ta vuajmë si një dënim apo një fatalitet.
"Shkretëtira po rritet: mjerë ai që fsheh shkretëtira brenda vetes",- thotë Niçja. E, një politikë që nuk e ka parasysh këtë koncept, nuk është e vërtetë, nuk na ndihmon të kuptojmë realitetin ku po jetojmë, duke na e shtuar gjithnjë e më shumë frikën dhe pështjellimin që ndjejmë. Në këtë sens, ajo është një politikë e gëlltitur nga propaganda, e dihet se nga vetë përkufizimi i saj, propaganda e paraqet produktin e vet sikur të qe i përkryer, i paprekur në asnjë lloj mënyre nga eksperienca e mëparshme, i mangët nga alternativat më të vlefshme. Tek e fundit, propaganda t‘i lidh sytë, e i bën thirrje imagjinatës, fantazisë dhe një realiteti që nuk ekziston. Ǒduhet të bëjmë pra, t‘i besojmë propagandës apo t‘i mbajmë sytë hapur?
Për një qytetar që do të donte të kishte shikimin e Kandidit, e njëlloj si në rrëfimin e Volterit, do të donte t‘i shihte gjërat ashtu siç janë në të vërtetë dhe jo siç duhet të jenë. Sondazhi më i fundit për korrupsionin, që shënon rritje, madje të rëndësishme nga vjet, është një indikator i njohur shumë e shumë herë më parë nga shqiptarët, veçse kësaj here, zbulesa e tij lë një shije të hidhur. E kjo sepse me flamurin e luftës kundër saj, demokratët kalëruan, dhe me plot të drejtë, përgjatë gjithë fushatës elektorale, e duke vijuar edhe në këto vite të qeverisjes. Mirëpo gjërat po na shfaqen krejt ndryshe, pavarësisht se klasa drejtuese e pushtetit shpejton ta përgënjeshtrojë këtë realitet. Është njëlloj si në skenën e rrëfimit të sapopërmendur të Volterit; Kandidi shihte ngado një tërmet, sepse i ndjente efektet, i rrëzoheshin shtëpitë prapa krahëve, ndërkohë që i urti profesor Pangloss shihte veç incidente të kapërcyeshme të një historie, që përgjithësisht shkon drejt më së mirës.
Ndaj që të mos biem në fatkeqësinë e bufonit, duhet të thërrasim në ndihmë racionalitetin, ftohtësinë, e pse jo dhe paragjykimin, pasi nuk kemi të bëjmë me një shaka, por me një masakër të tërë, të denjë për propagandat elektorale. Ndaj nuk është aspak e keqe, por një burim force, të jesh paragjykueshmërisht kundër një politike që duket e ngërthyer me afera, aq më shumë të errëta; kundër segmenteve të caktuara të një klase drejtuese politike që i ka injoruar normat bazë të një sjelljeje korrekte, e që duke humbur kështu sensin e realitetit, ka harruar tërësisht etikën. E duket, pra, se nuk mund të ndalemi vetëm te Gërdeci, duhet të shkojmë më thellë e të gjejmë rrënjët e këtij realiteti-krizë të korrupsionit që Shqipërisë nuk po i shqitet prej vitesh. Ajo i ka rrënjët tek analfabetizmi moral i drejtuesve, qofshin edhe të lartë, ndryshe s‘shpjegohet që në vendet e para të sondazhit me përqindje marramendëse, shfaqen pikërisht ministrat dhe deputetët, tek indiferenca e tyre cinike dhe arrogante për atë që mendojnë njerëzit për ta, për ta degjeneruar kështu sensin e etikës, duke i dhënë kështu arsye vetes në bisedat mes njëri-tjetrit, e duke u gjykuar kështu jo vetëm të pagabueshëm, por edhe të padukshëm e madje të padënueshëm.
Kur erdhën në pushtet, demokratët u paraqitën si ndryshuesit e një realiteti që me të vërtetë qe bërë i dhimbshëm. E për njerëzit e thjeshtë, për idealistët apo për disi më naivët, kjo ngjau me një ëndërr. Ndërsa shumë të tjerë, pavarësisht se zemra donte t‘ua ndillte pozitivisht shpresën, u bazuan më tepër te racionaliteti i llojit "carpe diem" të Horacit. Ja pse në përgjigjen që duhet t‘i jepej këtij sondazhi nuk duhej mbajtur një qëndrim përgjithësues, as nënvleftësues, por objektiv, konstruktiv. E për këtë, duhen zbërthyer komponentët e tij përbërës, ose të analizohen kategoritë më të njolluara të zanateve apo profesioneve në gradën e korrupsionit. Kështu,.p.sh. mund të shihet që përbërës të caktuar i takojnë segmenteve të veçanta të qeverisjes, siç janë p.sh. arsimtarët dhe pedagogët, apo tatimorët dhe doganierët apo mjekët. Pra, ka vend për debat e përgjegjësi të caktuara që s‘duhet të mbulohen me vellon e gjeneralitetit të vlerësimit.
Nga ana tjetër, edhe përtej këtij sondazhi si të besueshëm apo jo, ç‘mund të themi për valencën psikologjike që ai ka te njerëzit? Ǒmund të themi për perceptimin e tyre, nëse ai nuk merret parasysh e nëse nuk gjenden të gjitha mënyrat për ta ndrequr e korrigjuar? Po si mund të arrihet një gjë e tillë? Kjo nuk është koha e ëndrrave, por e përgjigjeve konkrete. Në fund të fundit kjo është risia që i kërkohet sot politikës: që t‘ia presë krahët propagandës, t‘i presë krahët zhonglerëve të aftë për ta promovuar me fjalë e shprehje të bukura vernikun, me të cilin kanë lyer reformat apo të ashtuquajtura fitoret e tyre, si një ëndërr që nuk ka raport me faktet dhe realitetin. Nuk është se epoka jonë me dhimbjet, deziluzionin që na injekton është bërë aq cinike sa të mos i pranojmë ëndrrat, po fakti është se ajo është bërë më e dëshirueshme për të vërtetën. Aq më tepër, që ka dy mënyra ëndërrimi, ashtu siç ka edhe dy lloje utopish. Ekziston ëndrra që i ikën realitetit, shumë të neveritshëm e shtrëngues për të, duke u shqetësuar pak për hapësirën, kohën dhe kostot. Ekziston dhe ëndrra profetike, që e kundron realitetin me një mprehtësi dhe korrektësi të pamëshirshme, duke e tejkëqyrur më me qartësi pas aparencës. Kjo ëndërr nuk e injoron realitetin, por e zhvillon duke i denoncuar gabimet dhe gënjeshtrat.
Për fat të keq, ky sondazh ose dhe thjesht gjendja psikologjike e njerëzve mbi korrupsionin, kjo mënyrë tjetër e perceptimit të realitetit, na rrëfen se kohët që po kalojmë janë plot me ëndrra të llojit të parë, kurse me ëndrrat profetike ajo është krejt e varfër. Pra, janë të përmbytura nga një treg ku "shiten" vetëm ëndrra që në realitet po shfaqen si iluzione dhe vetë-gënjime. Këto ëndrra filluan siç fillojnë të gjitha propagandat e mëdha, me rezultancë, dhe mbaruan duke shpërhapur në fillim pakënaqësi, më pas zhgënjim, e së fundi cinizëm.
"Bëna të ëndërrojmë", thonë për këtë politikë zhonglerët cinikë postutopisë, thotë aksh ministër apo përfaqësues partie, duke fantazuar fitimin e një posti më të lartë e duke harruar se politika ka detyra të sakta. Dhe kur propozon një ëndërr a një reformë, duhet të mbash fjalën, duhet të kesh kurajë të shpjegosh çmimin e gjërave, të mendosh për të mirën e përbashkët e jo të kryesh vetëm ato projekte që i shkojnë për shtat një grupi apo një klase përreth një ministri si po ndodh te ne.
Si përfundim, haraçi i lihet ta paguajë qeverisja. Për këtë arsye politikës i duhet të çlirohet nga gjumi dogmatik që konsiston me shikimin pozitivisht të realitetit, e të fitojë kapacitetin për të paguar borxhin që ka ndaj njerëzve, të cilëve u ka vrarë ëndrrat dhe shpresat. Ja, një lexim të tillë interpretativ të vigjilencës ndaj realitetit në dëm të aparencës së disa segmenteve qeverisëse, na dikton mesazhi i këtij sondazhi. Ja se si duhet lexuar lufta ndaj korrupsionit, me skepticizëm dhe me racionalitetin e llojit "carpe diem", për t‘i kuptuar të këqijat e për t‘i gjetur ilaçet kurues, e jo duke bombarduar me propagandë për të mos u ç‘magjepsur e mos u zhgënjyer ne nga gjithë kjo masakër iluzionesh që po na lë prapa krahëve politika.