Dosja e Mediut dhe deputetet bashkefajtore
"Nuk ka fakte, duam dokumente që vërtetojnë akuzat". Kështu thanë deputetët e Këshillit të Imuniteteve, dy javë më parë, kur shqyrtuan kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit Fatmir Mediu. Të martën, po këta deputetë, morën në shqyrtim sërish kërkesën e prokurorisë, kësaj radhe të shoqëruar me provat që kërkuan. Ata u mblodhën dhe pas një ore dolën njëri pas tjetrit para kamerave dhe deklaruan: "Dosja e prokurorisë nuk ishte serioze, kishte shumë shkresa, ishte e fryrë, kishte 700 faqe…". Deri këtu ne mund t‘i mirëkuptojmë deputetët se nuk kanë nge të lexojnë 700 faqe, edhe pse i kërkuan vetë ato. Përveç volumit, pasi i kishin hedhur një sy përciptazi dosjes, deputetët thanë se ajo nuk ishte serioze, sepse kishte brenda një tufë me ligje dhe vendime qeverie, që nuk ishin shumë të rëndësishme. Megjithëse i kishin hedhur vetëm një sy përciptazi dosjes, ata thanë se do t‘i propozonin gjithsesi Kuvendit, në seancë plenare, heqjen e imunitetit të deputetit Mediu, sepse ky ishte një vullnet politik dhe ata do t‘i qëndronin këtij vullneti.
Por, atëherë përse dy javë më parë ata kërkuan të shikojnë provat e prokurorisë, kur e kishin vendosur që zotit Mediu do t‘i hiqej imuniteti? Thjesht për procedurë, për të na dhënë neve të kuptojmë se atje lart, në zyrat e mëdha të shtetit, ku bëhen ligje e vendoset për fatin e vendit tonë, punët nuk bëhen shkel e shko? E marta tregoi pikërisht këtë, që me shkel e shko nuk mund të bëhet. Po këta deputetë që refuzuan kërkesën, sepse nuk kishte prova, dy javë më pas as që morën mundimin t‘i lexonin ato kur ua sollën, me arsyetimin se ishin shumë dhe "ç‘të lodhemi kot kur Mediut do t‘i hiqet që do t‘i hiqet imuniteti". Gjithashtu, kjo sjellje na tregon se ky komision është thjesht një tharës boje, i vendimeve që shkruhen tjetërkund.
Sipas asaj që deputetët thanë para kamerave, kishte pasur edhe një arsye tjetër të madhe që ata, 700 faqe të një dosjeje, t‘i "lexonin" vetëm për një orë, kohë që nuk mjafton as për t‘i numëruar ato fletë. "Ne i dinim këto, aty s‘kishte asgjë të re", - kështu tha Ilir Bano, Petro Koçi, Besnik Dervishi etj. Ndërsa Arjan Madhi, padyshim që ishte i shqetësuar se përse në dosje nuk kishte dokumente për shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, edhe pse kërkesa ishte për t‘i hequr imunitetin Fatmir Mediut dhe jo Gjeneral Luan Hoxhës. Në këtë rast, deputetët kanë plotësisht të drejtë. Po, ata i dinin të gjitha ato që ishin në dosje. Kërkesa e prokurorisë ka një kolonë vertebrale që thotë: Zoti Mediu u bë iniciator i veprimeve ligjore të Kuvendit dhe VKM-ve për t‘i hapur rrugë biznesit të Delijorgjit në demontimin e municioneve dhe tregtinë e armëve. Dhe padyshim që, deputetët i dinin këto, sepse të gjithë ata i kanë votuar ato ligje. Dhe ja si rrodhën ngjarjet në mënyrë kronologjike:
28.12.2006
Delijorgji regjistroi "Albademil" në QKR, me aktivitet në fushën e demontimit dhe tregtisë së armëve dhe cakton Gërdecin si qendër.
14.3.2007
Qeveria nxjerr një VKM (iniciativë kjo e ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu), që autorizon MEICO-n që për tregtinë e armëve mund të lidhë kontrata edhe me subjekte private.
05.04.2007
Pasi ishte miratuar në Komisionin Parlamentar të Ligjeve dhe atë të Sigurisë Kombëtare, të gjithë deputetët votuan në seancë plenare me unanimitet ligjin për "Kontrollin shtetëror të veprimtarisë së import-eksportit të mallrave ushtarake dhe mallrave të teknologjisë me përdorim të dyfishtë", i cili ia hoqi shtetit monopolin e tregtisë së armëve dhe demontimit të municioneve.
17.04.2007
Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, dekreton ligjin për tregtinë e armëve. Në të njëjtën ditë, 17.04.2007, "Albademil" regjistrohet në Gjykatën e Tiranës si subjekt privat me aktivitet "Tregti, brenda dhe jashtë vendit, të mallrave ushtarake dhe demontimin të municioneve".
24.04.2007
"Albademil" regjistrohet në Drejtorinë e Tatim-Taksave dhe në të njëjtën datë merr certifikatën e regjistrimit.
25.04.2007
Vetëm një ditë më pas, Drejtoria e Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve të Mbrojtjes, i dërgon për firmë ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu projektin "Për procedurën e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura, për sa i përket shitjes për çmontim dhe çmilitarizim të një sasie municionesh". Në të njëjtën ditë, 25.04.2007, ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu nxjerr një urdhër për Komandën e Bashkuar që të vërë në dispozicion të demontimit të municioneve ambientet e ish-repartit ushtarak në Gërdec, Vorë.
E shikoni sa shpejt janë rrokullisur gjërat? Sa paralelisht ka ecur Delijorgji me politikën ligjvënëse? Pikërisht prokuroria ofroi dokumente që tregojnë se si shteti punoi për Delijorgjin. Deputetët padyshim që i dinin shumë prej këtyre fakteve ndaj dhe nuk u bëri përshtypje dosja e prokurorisë. Por, sipas prokurorëve, ky është edhe korrupsioni që çoi në krimin masiv të 15 marsit. Ministria e Mbrojtjes, qeveria dhe ligjvënësit kanë punuar për llogari të një biznesi privat, i cili duke pasur një suport të tillë nga pas, nuk respektoi asnjë rregull teknik në punishten e tij në Gërdec dhe ndodhi ajo që ndodhi. A mos vallë deputetët prisnin të shikonin në dosje ndonjë vendim të firmosur nga Fatmir Mediu, ku të fiksohej data e shpërthimit apo ndonjë vendim se sa tonë barut do të digjeshin, sa njerëz do të vriteshin e sa shtëpi do të shkatërroheshin? Mos vallë deputetët presin të shikojnë ndonjë faturë që tregon se sa ryshfet ka paguar Delijorgji për t‘i hapur rrugën ligjore biznesit të predhave? Mos vallë ata presin të gjejnë ndonjë faturë që tregon se sa ryshfet kanë marrë ish-zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes për t‘i mbuluar shpenzimet e transportit të predhave Delijorgjit nga depot në Gërdec, duke i shkaktuar një dëm qeverisë prej 500 mijë dollarësh? Mos vallë presin ndonjë dokument ku të tregohet se nga e dinte Delijorgji që Mediu do t‘ia jepte Gërdecin si vend demontimi, të cilin e fiksoi në dokumentet e regjistrimit të shoqërisë që katër muaj para se të dilte VKM-ja dhe ligji për këtë biznes? Deputetëve nuk u bënë përshtypje provat e prokurorisë, sepse sipas atyre provave, ata janë po aq bashkëfajtorë në këtë gjëmë sa dhe vetë Mediu, Delijorgji, Pinari e të tjerë.