Ali Ahmeti: Nuk kemi nevojë për dhunë
Fushata elektorale në Maqedoni ka filluar e acaruar që në ditët e para të saj. Dje në Tetovë pati një sulm ndaj kryetarit të Partisë Bashkimi Demokratik për Integrimin në Maqedoni, Ali Ahmeti, i cili në një intervistë për "Zërin e Amerikës" ka theksuar se "nuk kemi nevojë për dhunë, por duhet të shikojmë përpara".
A vazhdoni t‘u përmbaheni ende akuzave të ngritura dje dhe sot, se përpjekja për atentat ndaj jush ishte organizuar nga Partia Demokratike Shqiptare dhe ku i bazoni këto akuza?
Ne tani presim që organet e drejtësisë ta thonë fjalën e vet. Ne të gjitha argumentet i kemi pasqyruar. Kemi komunikuar edhe me organet e drejtësisë, edhe të hetuesisë. Gjithashtu, të gjitha të dhënat ua kemi dhënë përfaqësuesve të huaj në Maqedoni, duke filluar nga SHBA, Organizatës së BE-së dhe OSBE-së, si dhe përfaqësues të tjerë diplomatikë në vend. Dihet që këto argumente, që janë paraqitur nga pala jonë, duhet të shqyrtohen dhe organet e drejtësisë duhet të gjykojnë dhe të vlerësojnë drejt mbi situatën. Është bërë ekspertiza edhe në vend; të gjitha gjërat janë tanimë të dukshme, dhe unë pres një hetim të drejtë, pa u imponuar nga partitë politike.
Në reagimin e saj, PDSH e ka dënuar sulmin ndaj jush, madje edhe disa sulme të mëparshme ndaj disa shtabeve parazgjedhore në Kondovë, Likovë, apo Saraj, duke thënë se partia juaj, BDI, kërkon të hiqet si viktimë para elektoratit shqiptar, por edhe para ndërkombëtarëve. Komenti juaj ndaj këtyre akuzave...
BDI nuk do të paraqitet viktimë, pasi nuk ndërtohet nga njerëz që kanë qenë viktima në të gjitha këto kohëra, por janë njerëz me dinjitet dhe shumë krenarë. Mirëpo argumentet në terren tregojnë të vërtetën, siç thatë, se BDI është sulmuar me armë zjarri që nga Tearca deri në Vrapçisht të Gostivarit dhe kjo e vërtetë nuk fshihet dot. I gjithë qyteti i Tetovës është mbuluar me flamuj të PDSH-së, dhe në qytet nuk valëvitet asnjë flamur i BDI-së. Unë nuk mund të akuzoj shoqatën humanitare "Nënë Tereza" që t‘i ketë kryer këto akte vandale, as nuk mund të akuzoj shoqata humanitare të tjera në Maqedoni, sepse ato nuk i heqin simbolet e partive, nuk sulmojnë shtabet e partive me armë zjarri, ato merren me punë humanitare. Prandaj, në këto çështje sigurisht që qëndron PDSH dhe me këtë rast unë i lus që të mos bëjnë akte të tilla vandale, që të mos luftojnë me akte dhune oponentin e vet politik, por të matemi me programe zgjedhore, të matemi me ide, të matemi me mençuri, të matemi me punë të mira dhe njerëzit le të jenë ata që do të vlerësojnë më 1 qershor, se kush është më i miri; se unë nuk dua të demonstroj muskujt me popullin tim, por muskujt, trimëria dhe guximi tregoheshin më parë dhe ne e kemi bërë këtë, në të mirë të të drejtave të shqiptarëve, në të mirë të njerëzve tanë. Sot jemi plotësisht në kohëra të tjera, sot duhet t‘u drejtohemi me mesazhe pozitive njerëzve, duhet të ecim përpara dhe nuk kemi nevojë të ushtrojmë dhunë dhe të terrorizojmë qytetarët fizikisht e moralisht, që ata të mos dalin më 1 qershor në zgjedhje. Përkundrazi, dita e zgjedhjeve është ditë feste, njerëzit duhet të dalin të gëzuar dhe le të përcaktohen për programin më të mirë, për njerëzit më të mirë, që ata do t‘i përfaqësojnë 4 vitet e ardhshme në pushtetin, apo në Kuvendin e Maqedonisë.
Përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, Ambasada Amerikane, Zyra e BE-së, e OSBE-së në Shkup, i kanë dënuar këto sulme, duke bërë thirrje për zhvillimin e një fushate paqësore, siç thatë edhe ju. Sipas jush, sa të dëmshme janë këto sulme për vizionin që mund të krijohet për shqiptarët?
Sigurisht që këto sulme kanë pasojat e veta. Mirëpo unë mendoj se qasja është tepër e gabueshme e zotit Thaçi, por edhe e partisë që ai përfaqëson. Por unë nuk mund të akuzoj të gjithë PDSH-në, sepse ka njerëz që distancohen dhe shumica e anëtarëve të tyre i dënojnë këto akte vandale, sepse nuk duan vandalizëm dhe dhunë njerëzit, duan përparim, duan begati. Mirëpo, njerëzit edhe i trembin që të mos dalin më 1 qershor në zgjedhje dhe mosdalja në zgjedhje nuk na nderon neve. Pikërisht kjo bëhet që të terrorizohen anëtarë dhe simpatizantë të votuesve të BDI-së. Me këto metoda dhe mënyra ne nuk i nderojmë as shqiptarët, por as vetveten; sepse shqiptarët janë popull me dinjitet dhe akte të tilla janë të papranueshme.
Le t‘u kthehemi zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që zhvillohen më 1 qershor në Maqedoni. Partia juaj është në opozitë me partinë tjetër shqiptare, PDSH-në. Të dyja partitë tuaja përfshijnë në programin e tyre mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Cili është dallimi thelbësor mes dy partive tuaja?
Dallimi është shumë i madh mes nesh. Atë që e thotë BDI, edhe bën, kurse atë që thotë PDSH, vetëm që bën premtime dhe asgjë nuk bën. Këtë e ka treguar edhe koha e të qenit të tyre për 18 muaj në qeverinë e Maqedonisë. Unë nuk them që ne për 4 vite bëmë mrekullira, por së paku ua ndryshuam fizionominë dhe ua rritëm krenarinë dhe dinjitetin shqiptarëve këtu, duke filluar që nga Universiteti i Tetovës, deri te vendosja e shtatores së kryekomandantit të shqiptarëve, Skënderbeut, në qendër të Shkupit, si dhe instalimin e gjuhës dhe përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve. Tani unë nuk dua të numëroj dallimet mes BDI dhe PDSH, por për dijeninë tuaj dhe të opinionit, mendoj që dallimi thelbësor është edhe ky: atë që ne e themi, edhe e bëjmë.
Nëse do të fitonit në zgjedhje, cilat do të ishin disa nga objektivat që do të kishte partia juaj për përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni?
Zyrtarizimi menjëherë i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni, i cili ka qenë objektiv kryesor i yni në vitin 2006, zgjidhja e statusit legal të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, zbatimi i plotë i marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve në të gjitha institucionet, integrimi i Maqedonisë në NATO, në BE, bashkëpunim i hapur me vendet në rajon, dhe sidomos me fqinjët, me Shqipërinë, Kosovën dhe të tjerët.