Kodra e Priftit një muaj pa ujë
Ata shprehen se janë ankuar pranë Ujësjellësit te Tiranes, por kane marre vetëm premtime boshe nga inxhinieret dhe vete drejtori Dollapi. Edhe pse për këtë muaj uji ka munguar ne rubinetet e tyre, banoret thonë se Ujësjellësi i ka faturuar dhe ata përsëri i kane paguar detyrimet. Ndërkohë banoret kërkojnë nga ujësjellësi qe tu sjelle ujë te paktën një here ne dite. Një prej familjeve te kësaj zone ka hapur një pus, ku furnizohen te gjithë banoret me ujë për te plotësuar nevojat e përditshme. Vete banoret shprehen se çdo vit ne muajin gusht ka pasur mungesa te ujit, por jo me tepër se një jave. Ndërsa këtë vit uji ka munguar për me tepër se një muaj.