E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregdeti i jugut prezantohet plani i zhvillimit

Prezantohet botimi qe permban planin e zhvillimit te bregdetit te jugut. Nje plan qe sikurse tha Ministri i Puneve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi eshte nje produkt me rregulla te qarta per zhvillimin e kesaj zone bazuar ne standarde te transparences duke perfshire mendimin e qytetareve dhe perfaqesuesve te pushtetit lokal sikunder standardin profesional. Plani i jugut mori 2 vjet perfshire anulimin e kontrates me firmen e pare te konsulentes. Nga ana tjeter plani i Tiranes ka marre deri tani 10 vjet dhe ende nuk dihet kur do perfundoje.
Ministri Olldashi tha se per kete plan kane punuar dy administrata ku ajo pararendese socialiste kerkoi qe ne pak se tre muaj te perfundoje planin qe do te pasqyronte ne te dukshem interesa klienteliste. Nje fakt qe e konfirmoi dhe nje prej eksperteve te angazhuar ne hartimin e planit aktual ne zbatim Jamarber Malltezi. Ai tha se fillimisht u tentua te viheshin ne rrezik vlerat ekologjike turistike e kulturore te bregdetit te jugut.
Kurse Ministri Olldashi tha se qeveria eshte e vendosur te zbatoje te njejtat rregulla strikte te zhvillimit te bregdetit te jugut edhe ne Tirane. Ai kritikoi menyren sesi pasqyrohet zhvillimi i kryeqytetit ne planin e pergjithshem qe sipas tij orientohet drejt interesave te personave te lidhur me Kryetarin e Bashkise Rama. Ne prezantim u evidentua se njollat selektive te draft-planit te vitit 2005 ato ishin te porositura nga Kokedhimet dhe Dylaket.
Ne menyre kronologjike puna per hartimin e planit per zhvillimin e bregdetit ka nisur ne shkurt te vitit 2005 nga qeveria socialiste e cila kontraktoi per kete nje firme kroate qe ne krye te dy apo tre muajve duhet te paraqiste zonat prioritare turistike. Dokumenti u konstatua se krijonte zona zhvillimore selektive. Per kete arsye ne vitin 2006 nderpritet kontrata me firmen e pare duke kontraktuar nje vit me vone nje konsorcium britaniko -austriak per hartimin e planit qe perfshiu periudhen shtator 2007 -shkurt 2008.
Keshtu bregdeti i Jugut do te kete nje plan rregullues i cili do te zbatohet ne vijim. Ky plan perfshin 45 per qind te vijes bregdetare ne Shqiperi duke filluar nga Gadishulli i Karaburunit ne gjirin e Orikumit dhe perfundon ne Stilos pra rreth 194 kilometra. Planin per zhvillimin e bregdetit te Jugut ministri Olldashi e cilesoi si me te suksesshmin te hartuar ndonjehere dhe qe se shpejti do te vihet ne zbatim. Sipas tij ne kete zone ndalohen ndertimet ne shpatet me pjerresi mbi 30 per qind pasi shkaktojne erozion e te tjera. Kaluam ne nje planifikim te nje lloji tjeter qe nisen nga disa principe bazike. Synojme te zhvillojme zonen duke zbatuar standarde dhe te drejta te njejta per te gjithe tha Olldashi. Sipas tij studimi eshte botuar me mbeshtetjen e Bankes Boterore i bazuar ne mbi 60 kritere qe percaktojne se nuk lejohen ndertime te perhershme ne brezin 100 meter larg bregut. Nuk mund te kryhen ndertime ne shtratin e lumenjve dhe perrenjve 50 meter nga secili aks i shtratit.

Te dhena mbi planin rregullues ne bregdet
45 e vijes bregdetare ne jug te vendit perfshihet nga plani rregullues
194 kilometrat nisin nga gadishulli i Karaburunit e deri ne Stilos
Ndertimet ne zone do te ndalohen nese toka ka pjerresi 30 per qind
60 kritere kryesore percaktojne se ku duhet ndertuar dhe ku jo
100 meter larg bregut te detit nuk do te kete ndertime te paligjshme
50 meter larg shtreterve te lumenjve apo perrenjve nuk do te lejohen ndertime

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›