E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neser temperaturat me te uleta

Gjate 24 oreve te kaluara, sipas te dhenave te Institutit Hidrometeorologjik, mbi vendin tone ka mbizoteruar mot me vranesira. Jane shenuar edhe reshje te dobeta kryesisht ne jug te vendit. Era ka fryre mesatare, deri 50 km/ore, nga juglindja. Sinoptikanet parashikojne se gjate dites se sotme mbi vendin tone do te mbizoteroje mot me vranesira, te cilat do te shoqerohen me reshje me te theksuara ne jug te vendit. Ne pjesen e dyte te dites pritet nje permiresim gradual i kushteve te motit. Era do te fryje deri mesatare, deri 40km/ore, nga juglindja, temperaturat ekstreme te ajrit pritet te luhaten nga -6 grade celsius ne 12 grade celsius. Permiresim i ndjeshem i kushteve meteorologjike parashikohet per diten e neserme. Gjate kesaj dite mbi vendin tone do te mbizoteroje mot i kthjellet me vranesira te pakta. Era do te fryje mesatare, deri 30 km/ore ne Jon, me drejtim nga verilindja. Por kjo nuk do te ndikoje ne temperaturat e ajrit, te cilat pritet te shenojne neser nje tjeter renie prej 1-2 gradesh celsius.
L.N

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›