E Shtunë, 31 Tetor 2026

Propozimet, çfarë duhet ndryshuar në sistemin e drejtësisë

 Denis Dedej

Opozita ka paraqitur dje propozimet e saj se ku duhet të bazohet reforma në drejtësi. Duke mos hartuar vetë një projektligj, opozita ka parashtruar vetëm pikat dhe më pas ka shprehur nevojën për tu ulur në tryezën e bisedimeve me mazhorancën.

Propozimi i socialistëve nis me nevojën e miratimit nga Kuvendi të një plan veprimi me detyrat përkatëse për miratimin e të gjitha projektligjeve. Ekspertët e selisë rozë vlerësojnë se ky plan duhet të hartohet nga një komision i posaçëm ad-hoc duke thirrur grupet e interesit dhe shoqërinë civile. Një tjetër pikë e reformës është karriera në sistemin e drejtësisë. Në këtë rast kërkohet të vendoset një sistem konkret që të përcaktojë mënyrën e rritjes në karrierë. Kjo duhet të shoqërohet edhe me përmirësim rrënjësor të trajtimit material të punonjësve të sistemit te drejtësisë dhe përmirësimin e kushteve të punës të punonjësve te drejtësisë.

Në dokumentin e përgatitur paraprakisht, juristët kërkojnë që zbatohet sistemit i ri të vlerësimit për gjyqtarët e prokurorët. Të zbatohen vendimet gjyqësore duke ndëshkuar rëndë atë që pengon në mënyrë të paligjshme ekzekutimin e këtyre vendimeve; zbatimin e kodit etik për zyrtarët e punonjësit e sistemit; ngritjen e një sistemi funksional të plotë uniformë, të harmonizuar dhe të integruar të menaxhimit të çështjeve në të gjitha gjykatat, duke përfshirë mbledhjen e shëndoshë të statistikave; shmangien e zvarritjeve te proceseve hetimore dhe gjyqësore, – thuhet në dokument.

Ndër të tjera, ata kërkojnë mundësimin e pavarësisë financiare të prokurorisë dhe gjykatave përmes vendosjes së një standardi detyrues në buxhetin e shtetit që do të garantojë jo vetëm funksionimin e përditshëm të tij, por edhe progresin e kërkuar nga BE lidhur me fuqizimin e kapaciteteve njerëzore e infrastrukturore. Opozita kërkon një reflektim për të bërë progresin e kërkuar lidhur me reformën në fushën e pronësisë, i konsideruar një tjetër prioritet i Opinionit për të cilin në raport progresin e BE kërkohet zbatimi efektiv i një sërë masash korrekte. Për këtë çështje me ndjeshmëri të lartë në vendin tonë, juristët socialistët vlerësojnë se duhet të nxitet hartimi dhe miratimi i një paketë të posaçme masash ligjore e institucioneve që qartësojnë transparencën në procesin e regjistrimit të pronës.

Përmes këtyre masave, socialistët kërkojnë që të parandalohet dhe të luftohen dukuritë e korrupsionit me pronën, zgjidhjen e pretendimeve të pazgjidhura me ish-pronarët përfshirë mirëpërcaktimin e detyrimit financiar dhe afatin e përmbushjes së tij. Së fundmi, anëtarët e Komisionit të Ligjeve kërkojnë përcaktimin e planit kohor për zbatimin e vendimeve të GjEDNj dhe veçanërisht përqasjes së legjislacionit aktual për të drejtat pronësore me jurisprudencën e kësaj gjykate.

Propozimet për forcimin e mbrojtjeve të drejtave të njeriut

Zbatimi i strategjisë së drejtësisë për të miturit

Përmirësimi dhe zbatimi i kuadrit ligjor e institucional ekzistues lidhur me personat me aftësi të kufizuar

Mbështetjen me burimet e mjaftueshme financiare e infrastrukturore për të siguruar pavarësinë e plotë dhe efiçencën e kërkuar të organeve që monitorojnë zbatimin e të drejtave të njeriut

Marrja e masave shtesë për të përmirësuar trajtimin e të ndaluarve në komisariatet e policisë, në vendet paraburgimit dhe burgje

Qëndrimi i PS për ligjet që kërkojnë 84 vota

Grupi parlamentar socialist kërkoi dje që Komisioni i Ligjeve të shqyrtojë brenda këtij sesioni të gjitha ligjet që kërkojnë 84 vota. Madje socialistët kanë premtuar votën e tyre pro për këto ligje, por në shkëmbim të diskutimit të gjerë. Sipas tyre, ndryshimet duhet të rikthehen edhe një herë në komisionet parlamentare dhe të diskutohen në një grup ad-hoc konstitucionalistësh, grupe ekspertësh vendas dhe të ftuar nga Bashkimi Europian.

Ne kemi shprehur vullnet për të realizuar të gjitha detyrimet tona parlamentare në procesin ligjbërës duke ofruar kontribut të pakushtëzuar në këtë drejtim, por duke refuzuar që pjesëmarrja jonë në miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar në Kuvend, të jetë një qasje e pjesshme dhe emergjente dhe të shërbejë si një fasadë për të zgjatur procesin e tranzicionit,- thuhet në dokumentin e hartuar nga ekspertët e Partisë Socialiste. Sipas juristëve, realizimi i procesit të reformimit të sistemit të drejtësisë duhet të bëhet përmes Komisionit për Çështjet Ligjore ose një Komisioni të posaçëm parlamentar bipartizan i administruar me të njëjtat parime e metodologji të vlefshme si ai për procesin e reformës zgjedhore.

Pse kundërshton opozita

Këto projektligje nuk adresojnë problematikat reale të drejtësisë dhe sigurisë në vend.

Disa nga projektligjet e paraqitura janë të paharmonizuara me kuadrin kushtetues dhe ligjor në fuqi.

Iniciativat ligjore karakterizohen nga mungesa e transparencës me publikun, shoqërinë civile e grupet e interesit dhe nuk janë konsultuar me këto të fundit.

Disa nga këto projektligje nuk reflektojnë plotësisht vërejtjet e propozimet e ekspertizës ndërkombëtare që kanë asistuar procesin e hartimit të tyre;

Një pjesë e amendimeve ligjore cenojnë sigurinë juridike të qytetarëve dhe kryesisht të bizneseve të vogla e të mesme.

Disa nga këto projektligje kërkojnë ndryshimin e disa normave kushtetuese.

PS: Mungesa e mazhorancës tregon vullnetin për reforma

Anëtarët socialistë të Komisionit të Ligjeve kanë zhvilluar dje tryezën për reformën në drejtësi, në të cilën ishin ftuar juristë, gjyqtarë, prokurorë, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe politikanë. Përveç mungesës së përfaqësuesve të mazhorancës, ftesën për këtë takim e kanë refuzuar dhe institucioni i Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Presidencës dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Nga grupet parlamentare që janë ftuar në këtë takim, vetëm ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i kryesuar nga Lefter Koka, iu bashkua punimeve të kësaj tryeze. Ka pasur dhe nga ato grupe interesi apo institucione të pavarura, si Gjykata e Lartë, që kanë dorëzuar propozimet e tyre për reformën në drejtësi. Të gjitha këto propozime, së bashku me ato që u bënë nga të ftuarit, do të hartohen në një dokument përfundimtar i cili do të shërbejë si pikënisje për përmirësimin e sistemit të drejtësisë në ditët e ardhshme. Nga ana tjetër, zyrtarët e PS-së do të marrin përsipër vënien në zbatim të këtyre ideve.

Në fillim të punimeve të tryezës, fjalën e ka mbajtur nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, i cili ka bërë të ditur se ky takim zhvillohet për të gjetur zgjidhjet e duhura ndaj sfidave që duhet të përballojë sistemi i drejtësisë, brenda objektivit të madh strategjik të të gjithë shoqërisë shqiptare, për integrimin e saj në familjen europiane. Ftesa jonë për këtë tryezë ishte e gjerë. Edhe për qeverinë, edhe për mazhorancën. Si një mundësi tjetër për ti anashkaluar politikës konfrontuese e për ti dhënë rrugë frymës së dialogut e konsensusit parlamentar rreth reformave në drejtësi, të cilat kërkojnë domosdoshmërish kontributin e të gjithëve. Ndjehemi të keqardhur për mungesën e tyre në këtë tryezë,- deklaroi Xhafaj.

Ai shprehur besimin se debati profesional në këtë tryezë do të shërbejë si një shans tjetër reflektimi, për një frymë të re në politikë e në jetën parlamentare, për një qëndrim reflektues ndaj domosdoshmërisë së reformave për sistemin e drejtësisë, pa të cilin nuk mund të ketë demokraci funksionale dhe shtet të së drejtës.

Iniciativa për këtë tryezë ka ardhur nga juristët e Partisë Socialiste pas refuzimit të ftesës për m

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›