Kadare nga Shkodra: Harmonia fetare dhe gjuha shqipe, vlera evropiane
Share
Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, bëri thirrje nga Shkodra për ruajtjen e harmonisë fetare në vend dhe vlerësoi shqipen si një gjuhë që i jep vlera kulturës evropiane. Ismail Kadare ndodhej sot në një takim të zhvilluar në bibliotekën e Universitetit të Shkodrës Luigj Gurakuqi.
Shkrimtari i njohur dha se Shqipëria ka shumë për ti sjellë Europës, pasi sipas tij, Europa është një orkestër ku çdo komb sjell diçka. Shqipëria do të përçojë harmoninë fetare, vuri në dukje ai.
Kadareja nënvizoi se gjuha shqipe është ndër 10-12 gjuhët themeltare në Europë. Populli ynë, tha ai, po ribëhet europian duke u mbështetur te rrënjët europiane të vendit tonë.
