E Enjte, 5 Nëntor 2026

Propozimet e Alibeajt për Presidentin e ri, Floriana Garo: Marrëveshja Rama-Basha-Alibeaj akt tradhëtie

Drejtoresha e Komunikimit Floriana Garo në një komunikim për shtyp ka reaguar për mbledhjen e grupit parlamentar të thirrur sot nga Enkelejd Alibeaj dhe propozimet e bëra nga ky i fundit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Garo, duke iu referuar propozimeve të Alibeajt si marrëveshja Rama-Basha-Alibeaj, e konsideron atë një akt tradhëtie ndërsa shton se është një lojë e neveritshme. PD u ka bërë thirrje deputetëve që të distancohen nga ‘loja’ Rama-Basha-Alibeaj.

“Dje deputeti Alibeaj ka njoftuar në kundërshtim të plotë me vendimet e Kuvendit të PD të datës 30 prill 2022 dhe rregulloren e grupit parlamentar të PD, mbledhje Grupi Parlamentar ditën e sotme, si dhe ka shpërndarë duke mos patur asnjë tagër, një dokument që përfaqëson ‘de fakto’ marrëveshjen Rama-Basha për propozimin e kandidatit të Edi Ramës nga opozita e emëruar Basha-Alibeaj.

Kështu Rama zgjedh presidentin e ri propozuar nga pseudo-opozita dhe mendon se mbyllën në mënyrën më të turpshme, dhunimin masiv të zgjedhjeve të 25 prillit.

Marrëveshja Rama-Basha-Alibeaj është një akt tradhëtie ndaj 620 mijë zgjedhësve që votuan më 25 prill për PD.

Në këtë marrëveshje del qartë se kriteret janë ato që janë shpallur nga Rama por tani nëpërmjet binomit Basha-Alibeaj i paraqet ato si të opozitës.

PD dënon marrëveshjen Rama-Basha-Alibeaj, si një lojë e neveritshme.

PD u bën thirrje deputetëve të distancohen nga loja Rama-Basha-Alibeaj në kurriz të PD, popullit opozitar dhe pluralizmit politik në Shqipëri”, tha Floriana Garo.

Kujtojmë se Partia Demokratike ka propozuar një paketë për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit, ku ndër të tjera kërkon që Kreu i Shtetit të zgjidhet nga opozita. Sipas propozimit të PD, thuhet se opozita parlmentar do të propozojë 4 kandidaë që do i nënshtrohen konsultimit publik dhe më pas mazhoranca do të bëjë përzgjedhjen e 2 prej tyre. Po ashtu në propozimin e PD kërkohet që Presidenti i ri të zgjidhet me shumicë të cilësuar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›