Faturat e larta, Prokuroria hetime ndaj kompanisë CEZ

Së shpejti, Prokuroria pritet të dërgojë fletëthirrje për të pyetur edhe anëtarët e bordit të kompanisë çeke.
Grupi hetimor po shqyrton një sërë dokumentesh të sekuestruara pranë kompanisë, pas ankesave të shumta të qytetarëve. Gjithashtu, një dosje është marrë edhe nga Policia e Tiranës.
Ndërkohë, kontrata e re që hyri në fuqi në fillim të këtij viti për qytetarët, parasheh edhe mos ndërprerjen e energjisë elektrike nga ana e CEZ Shpërndarje. Në rastet ndërprerjesh, parashikohet kompensimi. Në Nenin 15 të kontratës, thuhet se "furnizuesi do të sigurojë furnizimin të pandërprerë dhe me cilësi të energjisë elektrike", përjashtuar disa raste te veçanta.
Në rast të kundërt, kompania është e detyruar të kompensojë qytetarët. "Duke filluar nga 1 Janari 2012, në rast të mosrespektimit të niveleve te cilësisë së shërbimit, shoqëria e shpërndarjes është e detyruar t'i japë një kompensim klientit me kërkesën e këtij të fundit, ne vlerën 2 000 lekë", citohet ne një prej neneve. /Start/
2012-01-11 09:14