Rankimi Ndërkombëtar: Epoka, Universiteti më i mirë në Shqipëri

Kjo renditje vë në dukje popullaritetin e Universiteteve dhe Kolegjeve të mbarë botës bazuar në popullaritetin e faqeve te tyre të internetit dhe prezencës së tyre online.
Renditja ka për qëllim të ndihmojë studentët ndërkombëtarë dhe stafin akademik të kuptojnë se sa i njohur është nje Universitet në një vend të huaj. Afro 22.000 universitete në botë janë studiuar dhe përfshirë në këtë listë. Lista kryesohet si zakonisht nga universitetet më të njohura të SHBA: MIT, Harvard, Berkeley dhe Stanford.
Kjo renditje rikonfirmon faktin se Universiteti Epoka është me të vërtetë një universitet i mirënjohur në Shqipëri dhe që po fiton shumë njohje ndërkombëtare. Njëherazi renditja reflekton më së miri përpjekjet e Universitetit për të pasur mësimdhënie dhe hulumtim shkencor të klasit botëror.
Fokusi ndërkombëtar
Në të njëjtën kohë, Epoka është një nga universitetet elitare te arsimit të lartë në Shqipëri për tërheqjen e studentëve ndërkombëtarë. Epoka ka 122 studentë të huaj, shumica e të cilëve janë nga Turqia, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Prirja po ashtu tregon një rritje në larminë e programeve të studimit në Universitetin Epoka.
Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Halil Murat Özler u shpreh: "Në dy dekadat e mia si akademik, kam parë shumë universitete, por askush nuk me ka impresionuar si Universiteti Epoka. Ne po rritemi me shpejtësi si në numër ashtu dhe në cilësi.
Të jesh Universiteti më ndërkombëtar në Shqipëri është më shumë se një arritje e thjeshtë, dhe kjo është më shumë se vetëm një rezultat i suksesshëm i përpjekjeve tona. Këto përmirësime të vazhdueshme janë hapa të mëtejshëm për qëllimin tonë për të krijuar një mjedis akademik, të përshtatshëm për Shekullin XXI. Epoka është në pararojë të zhvillimit të arsimit të lartë në Shqipëri dhe unë mund t'ju siguroj se ne do të përpiqemi vazhdimisht për përsosmëri të mëtejshme".
Memorandumet e Bashkëpunimit dhe Anëtarësimet
Universiteti Epoka ka një fokus të fuqishëm ndërkombëtar dhe është i vetmi Universitet shqiptar i anëtarësuar ne GEDC (Këshilli Botëror i Dekanëve të Inxhinierisë) dhe në Kongresin Botëror të Universiteteve (World Universities Congress).
Sot, 122 studentë dhe staf ndërkombëtar nga 15 vende studiojnë dhe punojnë në Universitet, ndërkohë që programi i shkëmbimit të studentëve bën të mundur që ata të studiojnë një ose dy semestra, në me shumë se 40 Universitetet në të gjithë botën, me të cilat Epoka ka nënshkruar Memorandume Bashkëpunimi.
Diploma të Dyfishta dhe Studime Ndërdisiplinore. Të qenurit Universiteti më ndërkombëtar në Shqipëri, ka bërë që Epoka t’i mëshojë fort cilësisë duke vendosur kritere të forta pranimi në të gjitha programet.
Universiteti ofron gjithashtu mundësi unike për studime ndërdisiplinore dhe Diploma të Dyfishta.
Universiteti Epoka dhe Leeds Metropolitan University (LMU) në Mbretërinë e Bashkuar, kanë nënshkruar një Memorandum për bashkëpunim duke parashikuar ofrimin e Diplomave te Dyfishta për të gjithë studentët që studiojnë në Departamentet e Administrim-Biznesit, Ekonomisw, Financë-Bankës, Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, si dhe në Informatikë Biznesit.
Kërkim Shkencor
Universiteti Epoka shquhet si institucioni qw kryeson hulumtimet shkencore në Shqipëri. Gjatë vitit akademik 2010-2011 akademikët e Universitetit kanë botuar 120 artikuj në revista të rëndësishme shkencore ndërkombëtare. Kjo gjë i ofron studentëve mundësi të pashembullta për të mësuar dhe per t’u mbikqyrur nga shumë prej akademikëve më të mirë në vend. Studentët e diplomuar janë pjesë e një grupi të madh dhe të ndryshëm, në një mjedis ku nuk mungon mbështetja për stafin, por dhe për punën kërkimore të studentëve.
Kampus Modern
Kampusi i Universiteti Epoka është i vendosur në afërsi të Aeroportit Nënë Tereza. Peizashi i mrekullueshëm dhe gjelbërimi që e rrethon, kombinuar me pasurinë shumë-kulturore që sjellin studentët e shumtë të huaj, e bëjnë Epokën një vend ideal për të studiuar. /Start/
2012-01-11 09:52