E Enjte, 5 Nëntor 2026

Propozimet për Presidentin e ri, Bardhi i përgjigjet akuzave të Rithemelimit: Nuk mund të mbani peng opozitën

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur Komisionit të Rithemelimit, të cilët atakuan propozimet e Enkelejd Alibeajt për zgjedhjen e ri, duke i quajtur “marrëveshje  Rama-Basha-Alibeaj”. Me një postim në Twitter, teksa i quan me ironi “opozita e vërtetë”, Bardhi i drejtohet duke i thënë se nuk do të munden ta mbajnë dot peng opozitën.

“Pyetje për ‘opozitën e vërtetë’, vilën 760 mijë euro, e shitën apo s’po ja ble askush? Nuk mund të mbash peng opozitën për një vilë të pajustifikuar që të ka zbuluar dhe me të cilën të mban peng Edi Rama!!!”, shkruan Bardhi.

Propozimet e Alibeaj për zgjedhjen e Presidentit të ri, Drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemeilimit, Floriana Garo i cilësoi si “akte tradhtie” dhe “lojë të neveritshme”.

Kujtojmë se në draftin e përgatitur, mes të tjerash, Alibeaj ka kërkuar që të jetë opozita që të propozojë 4 emra për kreun e ri të shtetit dhe po ashtu që Presidenti të zgjidhet me shumicë të cilësuar./rtsh.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›