E Shtunë, 31 Tetor 2026

Propozimet për kuotat dhe tarifat e studimit

12/04/2011   Elbasan, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” kërkon 3410 kuota pranimi për sistemin e ditës dhe part-time

Shkresa zyrtare i është përcjellë Ministrisë së Arsimit, ku pritet edhe verifikimi i tyre

Universitet publike në vend kanë dorëzuar pranë Ministrisë së Arsimit të gjitha propozimet në lidhje me kuotat dhe tarifat e studimeve për pranimet akademike 2011-2012, që do të klasifikohen nga Matura Shtetërore. Pas verifikimeve të bëra në fakultetet përkatëse, Universiteti i Elbasanit ka depozituar pranë MASH shkresën zyrtare me propozimet për kuotat e pranimeve dhe tarifat e studimit për ciklin e parë të studimeve, sistemi me kohë të plotë si dhe ato për pranimet part-time. Bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të detajuara vendet e kërkuara për të 42 programet e studimit që ofrohen në fakultetet përbërëse të këtij universiteti për dy ciklet e studimit. Për sistemin e ditës ky institucion ka kërkuar në total rreth 2250 kuota pranimi, të shpërndara sipas programeve përkatëse të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, atij Ekonomik, Fakultetit të Shkencave të Edukimit dhe Fakultetit të Shkencave Humane. Po ashtu krahas kuotave janë detajuar edhe tarifat e studimit për secilin program studimi. Për një pjesë të konsiderueshme të degëve është propozuar rritje e tarifave të studimit krahasuar me ato të vitit aktual. Për studimet me kohë të pjesshme, ose siç njihen ndryshe part-time, ky universitet ka kërkuar në total rreth 1160 të drejta studimi, të detajuara sipas tabelës përkatëse. Në shkresën zyrtare depozituar në ministri specifikohet se është propozuar të propozojmë që tarifat e shkollimit të mësipërme për vitin akademik 2011–2012 të shtrihen edhe në vitet më të larta. Megjithatë, mbetet ende kohë për të konfirmuar zyrtarisht nëse këto rritje do të aprovohen nga Ministria e Arsimit dhe Këshilli i Ministrave gjatë miratimit përfundimtar të pranimeve për vitin e ardhshëm akademik, që nis në muajin tetor.

Propozimet për kuotat e pranimeve dhe tarifat e studimit për ciklin e parë të studimeve të sistemit me kohë të plotë

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Nr.

Emërtimi i programit të studimit Kuota Tarifa e shkollimit / vit

Prog. i parë Prog. i dytë

1. Matematikë-fizikë 80 15 000 60 000

2. Biologji-kimi 90 20 000 80 000

3. Infermier i përgjithshëm 100 20 000 80 000

4. Infermier mami 80 20 000 80,000

5. Teknologjitë e informacionit 60 20 000 80 000

6. Fizikë kompjuterike 50 20 000 80 000

Fakulteti Ekonomik

1. Administrim-biznes 100 20 000 80 000

2. Financë-kontabilitet 100 20 000 80 000

3. Ekonomia dhe e drejta 100 20 000 80 000

4. Informatika ekonomike 100 20 000 80 000

Fakulteti i Shkencave të Edukimit

1. Arsimi fillor 100 15 000 80 000

2. Arsimi parashkollor 80 15 000 80 000

3. Psikologji 100 20 000 80 000

4. Punonjës social 100 20 000 80 000

5. Filozofi-sociologji 80 20 000 80,000

6. Edukim qytetar 80 20 000 80 000

7. Edukim fizik e sporte 50 20 000 80 000

Fakulteti i Shkencave Humane

1. Gjuhë-letërsi 120 20 000 80 000

2. Gazetari 70 20 000 80 000

3. Histori-gjeografi 90 20 000 80 000

4. Gjuhë angleze 120 20 000 80 000

5. Gjuhë gjermane 50 20 000 80 000

6. Gjuhë frënge 60 20 000 80 000

7. Gjuhë italiane 60 20 000 80 000

8. Histori dhe gjuhë gjermane 50 20 000 80 000

9. Gjeografi dhe gjuhë italiane 60 20 000 80 000

10. Gjuhë shqipe dhe frënge 60 20 000 80 000

11. Gazetari-anglisht 60 20 000 80 000

Totali: 2250

TABELA B: Cikli i parë i studimeve, sistemi me kohë të pjesshme.

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Nr.

Emërtimi i programit Kuota Tarifa e shkollimit / vit

Prog. i parë Prog. i dytë

1. Matematikë-fizikë 70 40 000 60 000

2. Biologji-kimi 70 60 000 80 000

3. Teknologjitë e informacionit 50 60 000 80 000

4. Infermier i përgjithshëm 70 60 000 80 000

Fakulteti Ekonomik

1. Administrim-biznes 100 60 000 80 000

2. Financë-kontabilitet 100 60 000 80 000

3. Ekonomia dhe e drejta 100 60 000 80 000

Fakulteti i Shkencave të Edukimit

1. Arsimi fillor 100 40 000 60 000

2. Arsimi parashkollor 80 40 000 60 000

3. Edukatë qytetare 80 60 000 80 000

4. Punonjës social 100 60 000 80 000

5. Filozofi-sociologji 80 60 000 80 000

Fakulteti i Shkencave Humane

1. Gjuhë-letërsi 80 60 000 80 000

2. Histori-gjeografi 80 60 000 80 000

Totali: 1160

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›