E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e tarifave dhe taksave bashkiake 2008/2009

12/04/2011  Tarifa e pastrimit

Tirana shquhet si një kryeqytet shumë modest në lidhje me pastërtinë dhe higjenën e ambjenteve publike. Por bizneset që zhvillojnë aktivitet brenda territorit të bashkisë paguajnë tarifa të konsiderueshme. Këto tarifa janë rritur në mënyrë të vazhdueshme nga viti 2008, gjë e cila nuk është reflektuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimit.

Në vitin 2008, një familje paguante 3600 lekë për tërë vitin për të siguruar shërbimin e pastrimit nga Bashkia e Tiranës. Një vit më vonë kjo tarifë shkoi në 4500 lekë, ose 25 përqind më shumë se një vit më parë. Të gjitha njësitë tregtare e shitjes me pakicë, nga bulmetoret, fruta-perimet deri tek kafenetë, të klasifikuara si biznese të mesme kanë paguar nga 23 mijë deri në 36 mijë lekë për vitin 2009, ose 30 përqind më shumë se një vit më parë vetëm për këtë shërbim që autoritetet lokale ofrojnë.

Furrat e bukës si biznese të vogla, të cilat prodhojnë një produkt sensitiv i janë nënshtruar të njëjtës rritje prej 30% gjatë viti 2009, duke paguar 26 mijë lekë. Firmat e mesme të ndërtimit i janë nënshtruar një rritje nga 30 deri në 50 përqind për tarifën e pastrimit. Kështu firmat që bëjnë rikonstrksione të pjesshme vetëm për vitin 2009 i kanë paguar Bashkisë së Tiranës, 65 mijë lekë, ose 30 përqind më shumë se një vit më parë. Firmat ndërtuese vetëm për selinë administrative të tyre kanë paguar 15 mijë lekë, ose 50% më shumë se në vitin 2008.

Bizneset e shërbimit nuk i kanë shpëtuar tarifës së rritur të pastrimit. Hotelet e konsideruara si biznes i vogël, kanë paguar 33 përqind më shumë për këtë tarifë, duke derdhur në arkat e bashkisë 8 mijë lekë gjatë vitit 2009. Të njëtën rritje prej 33 përqind e kanë përjetuar edhe shitësit ambulantë, të cilët për të njëjtin vit i kanë paguar bashkisë për shërbimin er pastrimit dy mijë lekë.

Komplekset sportive në kategorinë e biznesit të vogël kanë paguar 12 mijë lekë, ose 20 përqind më shumë se në vitin 2008. Të njëjtën rritje prej 20 përqindësh e kanë paguar edhe shkollat jopublike dhe kopshtet, ose 2 mijë lekë më shumë se një vit më parë.

Rritjen më të madhe në përqindje e kanë përjetuar zanatçinjtë si këpucarët, marangozët, rrobaqepësit dhe ata që zotërojnë një floktore. Bashkia e Tiranës ka rritur në masën 60% tarifën e pastrimit, ose një shumë prej 8 mijë lekësh.

Taksa e gjelbërt

Taksa e gjelbërimit paguhet për të përfituar hapësira të gjelbërta, të paktën ky është koncepti i aplikimit të një takse, paguan për të përfituar një shërbim direkt si pagues që në rastin konkret është më shumë pemë, parqe dhe lulishte. Bashkia e Tiranës nga viti 2009 e ka rritur nga 50 deri në 250 përqind këtë taksë që nga familjarët deri tek bizneset, por kjo nuk është përkthyer në parqe apo lulishte.

Familjet e kryeqytetit kanë paguar 5 mijë lekë për vitin 2009, ose 66% më shumë se një vit më parë. Bulmetoret, dyqanet e fruta-perimeve, kafenetë, të klasifikuara si biznese të vogla i janë nënshtruar një rritje prej 140%, ndërsa për ato që janë në grupin e biznesit të madh rritja ka qenë plot 250%.

Dyqanet që prodhojnë produkte ushqimore, përfshirë bukën kanë paguar një taksë gjelbërimi për vitin 2009, 50% më të lartë se një vit më parë. Firmat e ndërtimit të konsideruara si biznese të mesmke dhe që kryejnë rikonstruksione të pjesshme në Tiranë kanë paguar një taksë 200% më të lartë në vitin 2009. Ndërsa për selinë administrative, taksa e gjelbërimit është rritur plot 250 përqind.

Për bizneset e shërbimit si hotelet kjo taksë për 2009-ën është rritur 200%, për bizneset e lojrave të fëmijëve taksa është rritur 150%, në të njëtën përqindje është rritur edhe për automjetet që transportojnë 4-5 pasagjerë.

Tarifa e tabelës

Përjashtim nga rritja nuk ka bërë as tarifa që aplikon Bashkia e Tiranës për tabelat që vendosin bizneset. Rritja ka variuar nga 50 deri në 100 përqind në 2009-ën. Kështu tabelat në gjuhën shqipe për qëllime identifikimi në vitin 2009 janë rritur me 50%, duke u fiksuar në 1500 lekë. Ndërsa tarifa për tabelat në gjuhë të huaj kanë shkuar në 3 mijë lekë në vit, ose 100% më shumë se në vitin 2008.

Tabelat për qëllime reklamimi të klasifikuara si të zakonshme dhe të përbëra i janë nënshtruar një rritje prej 60%. Bizneset që kanë tabelka të tilla paguajnë 10 mijë lekë për metër katror çdo vit. Tarifa për tabelat elektronike ka shkuar në 15 mijë lekë për metër katror në vit, ose 53% më shumë se në vitin 2008.

Tarifat për tabelat reklamuese që përdoren në panaire, spektakle dhe aktivitete të ngjashme janë rritur me 100 përqind, duke arritur në 1 mijë lekë për metër katrorë gjatë vitit 2009.

Tarifat vendore për vitin 2008-2009 për pastrimin.

• Për familjarët ishte 3600 lek në vit, është bërë 4500 lek në vit. 25% rritje.

• Në shitjen me pakicë për bulmet, fruta perime, artikuj industrialë, bar kafe rritje 30%.

• Për prodhimet ushqimore,

buka 30% rritje e tarifës.

• Për subjektet e ndërtimit, rikonstruksione të pjesshme 30% rritje për biznesin e mesëm.

• Subjekte ndërtuese për selinë administrative 50 % rritje për biznesin e mesëm.

Tarifat vendore për vitin 2007-2009 për taksën e gjelbër.

Për familjarët ka qenë 300-500 -66%.

Biznesi i vogël: Në shitjen me pakicë për bulmet, fruta perime, artikuj industrialë, bar kafe, rritje

140 %. Biznesi i madh: 250 % rritje

Për prodhimet ushqimore, buka 50% rritje

Për subjektet e ndërtimit, rikonstruksione të pjesshme 200% rritje për biznesin e mesëm.

Subjekte ndërtuese për selinë administrative 250 % rritje për biznesin e mesëm.

Hotele 200 % rritje.

Lojëra fëmijësh te hapura dhe te mbyllura 150% rritje te taksës

Ambulantë-40% rritje.

Transport pasagjeresh automjete 4/5 persona 150%

Tarifat vendore për vitin 2007-2008 për tabelën.

KATEGORITE

2007 - 2008

I) Vendosje tabele për qëllime identifikimi

- Tabelë e shprehur në shqip

1.000 lekë/vit

1.500 lekë/vit

50% rritje

- Tabelë e shprehur në gjuhë të huaj

1.500 lekë/vit

3.000 lekë/vit

100% rritje

II) Vendosje tabele për qëllime reklamimi

(të lëvizshme dhe të palëvizshme)

Të zakonshme dhe të përbëra

6.000 lekë/m2/vit

10.000 lekë/m2/vit

Rritje 60%

- Elektronike

8.000 lekë/m2/vit

15.000 lekë/m2/vit

Rritje 53%

III) Vendosje tabele në funksion te ekspozimeve të ndryshme të hapura (panaire, spektakle, stenda reklamuese etj)

(lekë/m2/ditë)

(lekë/m2/ditë)

Tabela, banderola etj te ngjashme me to

500

1.000

Rritje 100%

Njësi shërbimi.

Hotele 33% rritje.

Për njësi shërbimi rrobaqepës, marangoz, këpucar, floktore 60 % rritje

Për komplekse sportive 20 % rritje.

Për institucione jopublike të edukimit shkolla, kopshte etj. 20 % rritje.

Ambulantë-33% rritje.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›