E Diel, 1 Nëntor 2026

Propozimi i PS-së, Komisioni i Ligjeve shtyn diskutimin e projektligjit për bankat

Komisioni i Ligjeve ka shtyrë diskutimin e projektligjit për bankat. Shkak është bërë propozimi i deputetëve të majtë, të cilët kërkuan më shumë kohë për shqyrtimin e tij.

Deputetët socialistë u shprehën në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve se pas shqyrtimit të detajuar të draftit, do ta paraqesin atë për diskutim në mbledhjen e komisionit.

Gjithashtu, pritet që deputetët socialistë të dorëzojnë në Komisionin e Ligjeve edhe axhendën me ligjet që kërkojnë 3/5 në Parlament, gjë që iu kërkua atyre një ditë më parë nga kryetari Rama.

Sipas kryesocialistit Rama, paraqitja e kësaj axhende do të bëhet për të mos i lënë më asnjë mundësi palës tjetër që tu ikë përgjegjësive të veta e ti bishtnojë paktit të propozuar nga PS-ja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›