E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel, ndihma për Greqinë, pas formimit të qeverisë

Ministrat evropian të financave të cilët u mblodhën dje në Bruksel për të diskutuar rreth rrugëve të mundshme të shpëtimit të Eurozonës, po presin formimin e një qeverie të re greke para se të vendosin nëse do të japin këstin e gjashtë të ndihmës për Greqinë.

Pas shumë diskutimesh ministrat vendosën që të presin për një marrëveshje mes kryeministrit grek Xhorxh Papandreu dhe udhëheqësit të opozitës Antonis Samaras për përbërjen e qeverisë së përkohshme dhe një angazhimi për marrëveshjen e ndihmës ekonomike.

Dy politikanët grekë u takuan në Athinë për të zgjedhur një kryeministër kalimtar, por nuk arritën të binin në ujdi mbrëmë. Diskutime të tjera pritet të zhvillohen sot. Ish nënpresidenti i Bankës Qendrore Evropiane Lukas Papademos, doli si personi më i favorizuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›